Trump i vendosur edhe pas kërcënimit të Koresë: Çarmatosje bërthamore Phenianit

E mërkurë, 16 May 2018 21:12

Presidenti Donald Trump thotë se "do të shohim" nëse takimi i tij i planifikuar muajin e ardhshëm me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un do të zhvillohet. Deklarata vjen pasi Pheniani shprehu rezervave të forta për mbajtjen e takimit pas kërkesave të SHBA-së për shpërbërje të programit të saj të armëve bërthamore.

"Nuk kemi ndonjë njoftim. Nuk kemi parë apo dëgjuar asgjë, do të shohim se çfarë do të ndodhë", tha zoti Trump të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Ai tha se Uashingtoni do të vazhdojnë të këmbëngulë për çarmatosjes bërthamore të Phenianit.

Koreja e Veriut kërcënoi me tërheqje nga takimi i planifikuar për muajin e ardhshëm ndërmjet udhëheqësit të saj Kim Jong Un dhe presidentit amerikan, Donald Trump.

Në një deklaratë të transmetuar të mërkurën herët në mënges nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, zëvendësministri i parë i punëve të Jashtme, Kim Kye Gwan, tha se Pheniani do të detyrohet të "rishqyrtojë" nëse do të marrë pjesë në takimin e 12 qershorit në Singapor, nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë që regjimi njëanshëm të braktisë armët e tij bërthamore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ja çfarë i bën trupit tuaj një kanaçe Coca Cola në 60 minuta

Shëndeti

Ja çfarë i bën trupit tuaj një kanaçe Coca Cola në 60 minuta

Coca cola krijon gjëndrrat e kënaqësisë në tru, njejtë sikurse vepron heroina.Përbërja e sheqerit në coca cola shkakton probleme për organizmin e njeriut. Pasojat që shfaqen tek njeriu pas konsumit të...

Ngatërruan rrugën, policia shpëton dy turistë të huaj në Theth

Aktualitet

Ngatërruan rrugën, policia shpëton dy turistë të huaj në Theth

Policia ka shpëtuar dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin ngatërruar rrugën dhe kishin mbetur të bllokuar në një humnerë. Pasditen e së mërkurës, policia është njoftuar se në...

INTERPOL-i dhe FSK-ja, dy betejat diplomatike të Kosovës me Serbinë

Bota Shqiptare

INTERPOL-i dhe FSK-ja, dy betejat diplomatike të Kosovës me Serbinë

Dy beteja diplomatike dhe politike po zhvillohen aktualisht ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. E para, ndërlidhet me përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL dhe kundërshtimet e vazhdueshme të Serbisë. Kurse e dyta...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!