Komuniteti Mysliman shtron iftarin e ditës së parë të Ramazanit

E mërkurë, 16 May 2018 22:06

Komuniteti Mysliman ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë që agjërojnë në muajin e Ramazanit. Pjesë e tryezës së iftarit ishin dhe autoritetet më të larta të vendit.

Iftari është momenti i mbylljes së një ditë agjërimi, moment lutje dhe dëshire për të gjithë besimtarët mysliman.

Është traditë e bukur e religjionit në Shqipëri në tryezën e iftarit të jenë përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare si ai katolik, ortodoks, bektashinj dhe protestant.

Bruçaj: Ramazani është një festë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e mëshirës së pafundme të të gjithëmëshirshmit. Pra ne le ti përgjigjemi kësaj ftese hyjnore për të krijuar ura komunikimi me njëri-tjetrin. Të bëhemi më të përgjegjshëm për përgjegjësitë që kemi për njerëzit në nevojë.

Në iftarin e parë të këtij muaji të komunitetit mysliman morën pjesë presidenti Meta, zv/kryeministrja Mesi, ministra të qeverisë Rama, deputetë, përfaqësues të medias, diplomantë dhe besimtarë myslimanë.

Muaji i Ramazanit nisi të mërkurën e 16 majit dhe përfundon në 14 qershor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Shëndeti

Këto janë ushqimet që nuk duhet të hani kur pini ilaçe

Zakonisht thuhet që shumë ilaçe duhet të merren dhe me ushqime, për të mbrojtur stomakun tuaj. Por a e dini se disa ushqime dhe pije duhen shmangur me çdo kusht? Kjo...

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Lifestyle

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Kujdes nga personat që nuk skuqen! Nga ata të cilët kurrë nuk i ulin sytë apo nuk kërcasin gishtat nga sikleti. Ose ata që nuk pengohen me fjalë ose qe nuk...

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Show-biz

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë. Poashtu, ka edhe foto të shkollës ku Rita ka shkuar...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!