Rrëmbeu e përdhunoi infermieren, gjykata dënon 20-vjeçarin shqiptar në Itali

E Enjte, 17 May 2018 09:20

Me 7 vite burg është dënuar 20-vjeçari shqiptar, Enrges Kavalli, I cili përdhunoi në Mars një infermiere në qendrën ku ai po trajtohej.

Në shkallën e parë, ai u dënua me 6 vjet. Në prag të dëgjimit të gjykimit, pati protesta para gjykatës së Aquila. Po ishte gjykata e Apelit, e cila vendosi që të dënonte shqiptarin me 7 vite burg.

Ngjarja ndodhi në një qendër rezidenciale psikiatrik në Marsica, ku ai arriti të merrte një thikë kuzhine me të cilën kërcënoi dy infermierë dhe pastaj rrëmbeu një dhe u largua me një makinë për ta përdhunuar.

 Në mëngjes, gruaja u lirua dhe ai iku, për t'u ndjekur më pas dhe u arrestua. /55News.al/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.