Fondet e BE, Qeveria shqiptare merr më pak investime se vendet e rajonit

E Enjte, 17 May 2018 15:53

Shqipëria është vendi që ka përfituar më pak investime nga fondet e Bashkimit Europian për dy sektorët kyç të ekonomisë, transportin dhe energjinë.

Top Channel publikon të dhënat zyrtare për investimet që be ka financuar në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, nga viti 1990 deri në 2017-ën. Këto janë fonde të ardhura si grante nga Bashkimi Europian ose si kredi të buta nga banka europiane e investimeve. Vendi që ka përfituar më shumë investime është Serbia, e cila në tre dekadat e fundit ka marrë plot 5.3 miliardë euro nga Bashkimi Europian dhe banka europiane e investimeve. Këto para janë përdorur për ndërtimin e rrugëve, porteve hekurudhave apo linjave energjetike.

Për të njëjtën periudhë Shqipëria ka përfituar 10 herë më pak se Serbia nga grantet dhe kreditë e buta të Bashkimit Europian. Sipas tabelës, nga rënia e komunizmit e deri më sot BE dhe BEI kanë disbursuar vetëm 500 milionë euro për investime në transport dhe energji. Të gjitha vendet e tjera të rajonit kanë marrë më shumë.

Bosnja ka përfituar 2.4 miliardë euro, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi kanë marrë respektivisht 900 milionë euro dhe 700 milionë euro. Vetëm Kosova ka marrë më pak fonde se Shqipëria, me 300 milionë euro, por shteti i dytë shqiptar e ka nisur shumë vite më vonë procesin e integrimit në BE.

Investimet në transport dhe energji përbëjnë kolonën më të rëndësishme të planit të Bashkimit Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia është shndërruar në përfituesen më të mëdha të fondeve për shkak edhe të pozicionit gjeografik, pasi është nyja ku kalojnë një sërë korridoresh të rëndësishme rrugore dhe energjetike. Ndërsa Shqipëria vazhdon të vuajë mungesën e kapaciteve dhe projekteve, për të përfituar më shumë nga paratë e Bashkimit Europian.

Modifikuar më E Enjte, 17 May 2018 15:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Lifestyle

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm

Kujdes nga personat që nuk skuqen! Nga ata të cilët kurrë nuk i ulin sytë apo nuk kërcasin gishtat nga sikleti. Ose ata që nuk pengohen me fjalë ose qe nuk...

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Show-biz

Fotografitë e fëmijërisë së Ritës që nuk i keni parë deri sot

Në librin rreth jetës së Rita Orës është edhe fotografia e lagjes dhe bllokut ku Rita ka pasur shtëpinë në Prishtinë. Poashtu, ka edhe foto të shkollës ku Rita ka shkuar...

Humbje historike për Gjermaninë

Sport

Humbje historike për Gjermaninë

Dygolëshi i Antoine Griezmannit ishte shkaktari i humbjes së gjashtë të Gjermanisë këtë vit, diçka që nuk i ka ndodhur kurrë më parë ekipit kombëtar gjerman. Humbja e Gjermanisë 2-1 në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!