Shqiptari në Nju Jork, gjen zarfin me dollarë, ia dorëzon zyrtarëve të Citybank  

E Enjte, 17 May 2018 18:59

Tjetër gjesti human i shqiptareve, që jetojnë në kurbet dhe janë shembull i mënyrës së veprimit të tyre..

 

Nga Beqir SINA - New York

 

Gjestet humane të shqiptareve që jeton në mërgim , po bëjnë bujë në mediat e vendeve ku ata jetojnë e punojnë. Vetëm në Nju Jork, kemi disa raste kur shqiptarët tërheqin vëmendjen e opinionit me gjestet e tyre tepër humane dhe të ndershme.

Mësohet se një njujorkez, emri i të cilit nuk bëhet i ditur , kishte tërhequr një shumë dollarësh nga kursimet në një bankë, në qytetin e New Yorkut, Citybank.

Në një moment të pa përcaktuar, personi që ndërsa dilte nga banka ka humbur një zarf që e kishte ndarë me para kesh.

Për fat të mirë personi që e ka gjetur zarfin me para ka qenë një shqiptar Murat Rexha nga Dibra e Madhe me banim në New York, i cili  e gjeti zarfin dhe e bëri misionin e shqiptarit,  ta kthente atë me ndershmëri, thonë zyrtarët e vendit të punës ku punon Murat Rexha.

Ky gjest u vlerësuar si shumë human, është bërë lajm nga kompania prestigjioze “Harvard Protect” dhe zyrtarët e Citybank në New York.

Zyrtarët, e kompanisë, ku punon shqiptari Harvard Protect , me këtë rast thanë se dëshirojnë të sjellin në vëmendjen opinionit njujorkez, një rast që meriton mirënjohje nga kompania “Harvard Protect” në lidhje me Zyrtarin e Sigurisë, zotin Murat Rexha, i cili punon në ndërtesën 250 Broadway në qytetin e New Yorkut.

Ata thonë se gjatë kryerjes së një kontrolli të sigurisë rreth perimetrit të zonës 250 Broadway New York City - Rexha, gjejnë në trotuar përpara Citybank një zarf të pa hapur me dollar. Zarfi përmbante sipas tyre 680 dollarë kesh të cilat me sa duket dikush që hynte ose dilte, mbasi tërhoqi shumën e parave, humbi zarfin pa e kuptuar. Ndërsa, z. Rexha,  që gjeti këtë zarf me të njoftuar autoritet bankare të Citybank, e ktheu zarfin tek menaxheri i bankës pa asnjë hezitim. Mirëpo kompania ku punon Rexha, një emigrant nga Dibra e Madhe, vendosur vitet e fundit në Nju Jork, thotë me mburrje se veprimi i punonjësit të saj Murat Rexha, ilustrojnë korrektësinë, sigurinë dhe ndershmërinë e kompanisë prestigjioze “Harvardin Protect”, dhe vlerat thelbësore të saj që janë edhe burim suksesit në qytetin e New Yorkut.

“Për shkak të veprimeve të tij, ndershmërisë dhe kthimit të shpejtë të zarfit, paratë u kthyen në pronarin e ligjshëm katër ditë më vonë”, thotë kompania deri sa i ndau zotit Rexha një certifikatë mirënjohje.

  1. Z. Rexha mori certifikatën e mirënjohjes duke i njohur atij veprimin human dhe ndershmërinë në mënyrën e dorëzimit të zarfit me para, duke marrë edhe një faleminderim publik për këtë veprim në këtë fushë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ceremonia/ FIFA zgjedh trajnerin më të mirë të vitit

Sport

Ceremonia/ FIFA zgjedh trajnerin më të mirë të vitit

Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për trajnerin më të mirë të vitit. Nuk ka surpriza pasi çmimi i takoi Didier Deschamps duke mposhtur...

Nga Sokrati, tek Don Kishoti: Të vërteta të rrezikshme

Kulturë

Nga Sokrati, tek Don Kishoti: Të vërteta të rrezikshme

Nga Sokrati, tek Don Kishoti, fati i atyre që kërkojnë drejtësi. Njëri mbronte lirinë e mendimit; tjetri idealin. Ja përse çdokush mund të gjejë veten tek ata Në 19 janar 2007...

VIDEO/ FIFA shpall fituesin për golin më të bukur të vitit

Sport

VIDEO/ FIFA shpall fituesin për golin më të bukur të vitit

Në ceremoninë e FIFA-s e cila po zhvillohet në Londër është dhënë çmimi për golin më të bukur të vitit. Çmimi “Puskas” i takon supergolit të realizuar nga Salah.