Qeveria gënjeu për teatrin, shembjen e propozoi kompania që do ndërtojë kullat

E mërkurë, 28 Mars 2018 16:07

Shembja e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimi i një të riu ka qënë ideja e një kompanie private dhe jo domosdoshmëria për të shmangur rrënimin e saj. Kjo u bë publike këtë të mërkurë nga Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro e thirrur në Komisionin parlametar të Medias për të raportuar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Edhe pse  në daljet publike Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj dhe kryeministri Edi Rama thanë se shembja e godinës po bëhet pasi rrezikohet jeta e aktorëve, vetë qeveria nuk ka zhvilluar ndonjë studim për të vërtetuar këtë gjë. E ngacmuar nga deputetët e opozitës Ministrja Kumbaro tha se ishte kompania private "Fusha sh.p.k" që ka paraqitur një kërkesë në Bashkinë e Tiranës  për të ndërtuar një godinë të re dhe kjo kërkesë  është  pranuar.

Vokshi: Ke gënjyer zyrtarisht, ja tek e ke dokumentacionin. Jep dorëheqjen. Kompania që ju keni përzgjedhur për ndërtimin e Teatrit është e njëjtë me atë që ka ndërtuar sheshin Skënderbej.

Kumbaro: Në arkivat zyrtare të Ministrisë së Kulturës nuk ka qenë. Ishte subjekti privat që paraqiti kërkesën te Bashkia e Tiranës, dërgoi projektin e Bjarke Ingels, i famshëm në disa ndërtesa  arkitekturore në botë"

Vokshi: Nuk ishte qeveria që e kërkoi ndërtimin e godinës së re?

Kumbaro: Ishte subjekti që paraqiti projektin në Bashki...

Vokshi: Domethënë qeveria nuk ka bërë studim për të gjitha ato që pretendon se godina rrezikon shembjen. Paska qënë kompania private që i intereson ndërtimi i Teatrit të ri

Kumbaro: Kam katër vjet që përballem me situatën në Teatrin Kombëtar që nuk është bërë asgjë. Qeveria juaj hodhi në kosh 6 milionë euro, me idenë që ta kthente piramidën në Teatër, dhe Teatri u la në gjendjen që është sot.

Kumbaro dhe deputetja Albana Vokshi, ngritën zërin herë pas here, teksa deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres.

Kompania "Fusha sh.p.k" është e njëjta kompani që ka ndërtuar sheshin "Skënderbej" . Teatri i ri mendohet se do të jetë një projekt në partneritet me privatin.

Biznesmenët që do të ngrejnë kullën do të paguajnë një pjesë të parave për godinën e Teatrit.

Modifikuar më E mërkurë, 28 Mars 2018 17:23

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...