Akuza e Panaritit: Mbyllja e thertoreve favorizoi importin, dëmtoi konsumatorin

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me kontrollet e ushtruara ndaj thertoreve në të gjithë vendin dhe mbylljen e qindra prej tyre. Panariti shkruan se kontrollet nuk kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, ndërsa rendit argumentet e tij. “Qindra thertore të vogla dhe pika therje u mbyllën forcërisht anë e mbanë vendit. Po përse raprezaljet mbi to nuk kanë lidhje me sigurinë ushqimore? Shihni me qetësi treguesit e mëposhtëm dhe gjykoni. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në tremujorin e fundit të 2017, u importuan 3498 qingja të gjallë, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë importi i tyre është zero. A u favorizua importi?!!….Gjykojeni ju vetë!! Por le te vazhdojmë më tej arsyetimin. Statistikat tregojnë se në fund të 2017, një kg mish qingji u shit në treg me 5000 lekë të vjetra nga 3200 lekë të një viti më parë, pra një rritje me 36%. A u dëmtua konsumatori?! …. Gjykojeni ju vete.!! ….. Së fundi përse ky aksion nuk ka të bëjë me sigurinë ushqimore? Blegtoria shqiptare mbizotërohet nga bagëtitë e imta. Qingjat tanë, mbahen kryesisht në kullotë, ndërsa bagëtitë e importuara janë të rritjes Industriale, pra ushqehen me koncentrate dhe premikse.. Cilat janë më të sigurta? Gjykojeni vete.!! Bashkimi Europian ka standardizuar dhe licensuar pikat e therjes dhe thertoret e vogla. Merrini këto direktiva dhe përshtatini me bizneset tona të vogla të përpunimit të mishit por mos i rafshoni ato?!  Në Gjermani, Francë, Itali ka me mijëra  pika therje dhe thertore të vogla të cilat janë pjesë e traditës dhe e vlerave lokale…. Ato janë furnizuesit kryesore të prodhimeve të tyre të markës dhe të agroturizmit.. Janë këta të vegjël që na bëjnë ne të mëdhenj, thonë operatorët turistike të këtyre vendeve”.

 

 

Presidenti Meta priti Kryetarin e Komunës Skënderaj, Bekim Jashari dhe Kryetarin e Komunës Drenas të Kosovës, Ramiz Lladrovci

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>