Alarmi i BE: Shqipëria nuk përballon dot emergjencat civile, shkak korrupsioni me fondet

be-2

Në një moment që Shqipëria po përballet me një gjendje tepër të rënduar nga moti i keq që ka pushtuar vendin dhe nga mungesa e ndihmave të qeverisë për zonat që rrezikohen më tepër nga reshjet e dendura të dëborës, një dokument me fakte shokuese është bërë publik dhe tregon mbi pamundësinë e Shqipërisë për të përballuar emergjencat civile. Në dokumentin e publikuar nga BoldNews.al thuhet se në rast emergjencash në Shqipëri, të shkaktuara nga përmbytje, tërmete apo mot i keq, ku zgjidhja do të mbetej në dorë të shtetit, katastrofa natyrore do të ishte tepër e vështirë për tu përballuar. Ky dokument është i përpiluar nga Bashkimi Evropian dhe vendoset theksi tek fakti se Shqipëria nuk ka ende një strategji, pra një plan veprimi, për të ulur rreziqet që shkaktohen nga katastrofat. “Strategjia kombëtare për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat dhe të mbrojtjes civile është në pritje të miratimit. Ka progres, deri diku, me ministritë e linjës në ngritjen e zyra të informacionit dhe menaxhimit të emergjencave civile, por nuk ka pasur progres në nivel lokal dhe rajonal”, thuhet në faqen 81, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë 2016.

Më tej në raport shtohet se kapacitetet e institucioneve shtetërore dhe ndërveprimi midis tyre nuk lejon një përgjigje të qenësishme dhe të efektshme në rast emergjencash.“Kapaciteti institucional dhe bashkëpunimi midis institucioneve të mbikëqyrjes duhet të forcohen për të siguruar veprim të efektshme ndaj situatave të emergjencës”,theksohet në faqen 81, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë 2016. Por pse ndodh që kapacitetet institucionale të jenë kaq të dobëta për të përballuar situatat e emergjencave? Përgjigja është shumë e thjeshtë, pasi sipas BE-së fondet e caktuara për emergjencat civile janë ato lloj fondesh që lidhen me rastet më të shumta të keq menaxhimit, apo e thënë më me gjuhë popullore, që lidhen me rastet më të shumta të korrupsionit.“Keq menaxhimi i fondeve publik lidhet kryesisht me emergjencat civile, pagesën e detyrimeve të prapambetura dhe kontrata punësh publike, furnizime e shërbime”, nënvizohet në faqen 86, të Progres-Raportit të BE-së për Shqipërinë 2016.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>