Alarmi nga fqinjët/Kanabisi e ka kthyer krimin shqiptar në mafian e pestë më të fuqishme të Italisë

Një nga zërat seriozë dhe të rëndësishëm të luftës kundër drogës në rajonin e Markës në Itali, Giussepe Bommarito analizon trafikun e drogës nga Shqipëria për në rajonin e tij. Shkrimi “Tonelatat e drogës nga deti, trafiku i Kamorrës në Marke dhe arrestim i Andrea Reçia-s” pohon se rruga detare ballkanike, e përdorur për transportimin e kanabisit të prodhuar në Shqipëri dhe heroinës pakistaneze e afgane, nuk prek vetëm brigjet e Pulias, por edhe rajonin e Markes, që shpesh preferohet si pikë ndalese nga trafikantët

Kronika – Në Vlorë kapet 1 ton drogë dhe armë afër plazhit të vjetër, arratisen trafikantët si pasojë e dekonspirimit të operacionit

 

Giussepe Bommarito , një nga zërat seriozë dhe të rëndësishëm të luftës kundër drogës në rajonin e Markës në Italianalizon trafikun e drogës nga Shqipëria për në rajonin e tij. Shkrimi “Tonelatat e drogës nga deti, trafiku i kamorrës në Marke dhe arrestim i Andrea Reçia pohon se rruga detare ballkanike”, e përdorur për transportimin e kanabisit të prodhuar në Shqipëri dhe heroinës pakistaneze e afgane, nuk prek vetëm brigjet e Pulias, por edhe territorin e rajonit të Markës, që madje shpesh preferohet si pikë ndalese nga trafikantët. Treguesi i fundit është kapja e 2,3 ton kanabis në qytetin e San Benedettos në Markë dhe arrestimi i një 63 vjeçari italian, i cili ishte kandidatat për zgjedhjet vendore i Forza Italia. Operacioni i policisë italiane për kapjen e drogës në San Benedetto është i vazhdim i një operacionin të mëparshëm i korrikut 2016 kur u kapën 2 tonë drogë dhe u arrestuan 5 shqiptarë. Kamorra—mafia e famshme italiane—është organizata kriminale më e madhe i interesuar për trafikun drogës nga Shqipëria, të paktën në Marka. Vendet e përdorura nga gomonet apo anijet e vogla të ardhura nga Shqipëria dhe të ngarkuar me kanabis janë zonat afër derdhjes së lumenjve Potenza, Matauro e Tronto, ndoshta sepse këto janë zona të gjelbëruara dhe janë ideale për t’u fshehur dhe lëvzur në errësirë. Droga e ardhur me tonelalata, e prodhuar në Shqipëri është kanabis i modifikuar gjenetikisht, me një përqendrim shumë të lartë të përbërësit aktiv. Kjo drogë e krijuar kryesisht për adoleshentët është shumë e rrezikshme për sistemin nervor dhe krijon sjellje të pamotivuar agresive. Bomarritto shprehet se katër organizatave të njohura mafioze italiane—Cosa Nostra, Camorra, ‘Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita—tashmë u është shtuar edhe krimi i organizuar shqiptar, i cili tashmë është radikalizuar dhe përhapur aq shumë sa mund të konsiderohet mafia e pestë në Itali.
Kronika-Vlorë, kapet 1 ton drogë dhe armë afër plazhit të vjetër, arratisen trafikantët si pasojë e dekonspirimit të operacionit

 

Policia e Vlorës ditën e djeshme në kuadër të operacionit të koduar ”Plazhi i vjetër” ka sekuestruar 1 ton kanabis sativa dhe 6 armë zjarri, duke shpallur në kërkim tre persona. Lënda narkotike dyshohet që do të transportohej në Itali. Operacioni është kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Delta Forcë, Policinë Kufitare dhe GdF. Lënda narkotike është gjetur në një banesë private të pabanuar dhe ishte e ndarë në 49 pako të mëdha të mbështjella me natriban. Sipas policisë në afërsi të banesës në det , ndodheshin tre persona me një gomone të cilët ishin përgatitur për të transportuar lëndën narkotike drejt Italisë. Në momentin që ka ndërhyrë Policia të tre personat me iniciale G.S., A.I., J.S., janë larguar me shpejtësi të madhe me gomone në hapësirën detare. Sipas informacioneve të publikuara disa orë pas operacionit në media, rezulton se ka pasur dekonspirim të punës së bërë nga policia, pasi dy trafikantët të cilët duhej që të arrestoheshin janë arratisur vetëm pak minuta para nisjes së operacionit. Mësohet se trafikantët që u arratisën ishin prej dy ditësh në ndjekje, por në momentin e fundit dikush i ka njoftuar. Mësohet se aksioni policor kishte dy javë që kishte nisur me ndjekjen dhe mbajtjen në vëzhgim të personave që po organizonin trafikun, por në momentin e fundit dikush nga radhët e policisë që kishte dijeni për atë që po përgatitej ka njoftuar trafikantët.

Jahti me 4 ton kanabis/ Italia i kërkon Shqipërinë më shumë informacion për burimet pasurore të narkotrafikantëve/ Rreth një javë më parë në brigjet e Fogias në Italia një jaht me flamur amerikan që mbante në bord ngarkesën prej 4 tonë kanabis shqiptar, u ndal nga Guardia di Finanza italine. Tranposti i drogës shqiptare me jaht ishte i pari i hasur nga autoritetet fqinje, ndërsa në bordin e mjetit lundrues u prangosën 3 shqiptarë, një me origjinë nga Durrësi Flamur Mema e dy të tjerë nga Dibra, Erinaldo Muzhika dhe Elidon Valdi. Pikërisht mënyra e sofistikuar që u përzgjodh këtë herë nga narkotrafikantët për transportimin e kanabisit drejt Italisë, ka detyruar fqinjët që t’i dërgojnë letërporosi prokurorive shqiptare dhe atyre malazeze. Në kërkesën, e cila tashmë ndodhet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, kërkohet më shumë informacion për lëvizjet e trafikantëve të drogës dhe burimin pasuror të tyre të investuar në vendin tonë. Sipas organit të akuzës, Mema ka në pronësi të tij një peshkarexhë, e cila menaxhohet nga i prangosur, ndërsa për dy të tjerët informacionet mbeten të fshehta. Gjithashtu, është bërë e ditur se, 3 të arrestuarit, ishin regjistruar në sistemin TIMS, ditën e 4 shtatorit,duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit e cila lidhet me Malin e Zi. Lënda narkotike dyshohet se u dërgua nga zona bregdetare ndërmjet Lezhës dhe Shkodrës me skaf, e për tu ngarkuar më pas në ujërat neutrale drejt jahtit të marrë me qira nga tre shqiptarët. Hetuesit italianë, kërkojnë më tepër informacion se kush i ka ndihmuar bashkëkombësit tanë për të tejmbushur mjetin lundrues me drogë, në një kohë që në vend ka shpërthyer debati mbi funksionimin ose jo si duhet të radarëve që janë vendosur në bregdetin tonë. Shifra e drogës, e cila do të shitej përtej brigjeve të Adriatikut do të mbërrinte në e vlerën e 40

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>