Alarmi/Barometri i Ballkanit: 30% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve dhe veshjeve

Uria dhe destabiliteti social janë në horizontin e afërt të shoqërisë shqiptare. Barometri i Ballkanit flet për një gjendje në prag të urisë për rreth 900 mijë veta, ndërkohë që shumica e zyrtarëve dhe e atyre që kanë një biznes të vogël janë nën terrorin e humbjes së vendeve të punës. Sipas statistikave, Shqipëria është vite dritë larg edhe me shoqëri të pastabilizuara të rajonit si Bosnja apo Maqedonia

 

Këshilli Bashkëpunimit Rajonal (RÇ) ka bërë publik Barometrin e Ballkanit, një raport, ku anketohet publiku në 6 vende të Ballkanit (Shqipëria, Serbia, Mali I Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Maqedonia) dhe nxirren të dhëna lidhur me situatën e tyre të jetesës dhe përballueshmërinë e nevojave të përditshme. Duke marrë parasysh faktin se nën qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është shndërruar në vendin më të varfër të rajonit, me numRin më të lartë të azilkërkuesve, të cilët largohen nga vendi për shkak të mjerimit, taksave ta larta dhe mungesës së një vendi pune, nuk përbën aspak çudi fakti se të dhënat e grumbulluara nga anketimet janë negative për Shqipërinë. Nga anketimi rezulton, se nga pesë pyetje të bëra lidhur me përballueshmërinë e nevojave të përditshme, Shqipëria rezulton me një përqindje të lartë të atyre që shprehen se nuk janë në gjendje të përballojnë të gjitha elementët që përfshihen në pyetje. Në Shqipëri rreth 39% e familjarëve nuk janë në gjendje të paguajnë faturat e dritave, ujit, dhe të paktën 43% nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpinë e tyre mjaftueshëm të ngrohta, përqindje këto shumë më të larta sesa vendet e tjera. 30% deklaruan se nuk janë në gjendje të paguajnë këstet e huasë, edhe kjo përqindja më e lartë në rajon. 30% e familjarëve deklaruan se nuk janë në gjendje të përballojnë blerjen e ushqimeve, veshjeve dhe furnizimeve të tjera bazë. Shteti i dytë pas Shqipërisë me përqindjen më të lartë të këtij treguesi është Serbia me 19%, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit përgjithësisht shprehen se arrijnë të përballojnë blerjen e ushqimeve dhe veshjeve. Shqipëria ka dhe përqindjen më të lartë të atyre që thonë se nuk janë në gjendje të përballojnë të paktën një javë pushime larg shtëpisë (në rast se do të donin), me 70% të të anketuarve. Kjo përqindje është shumë më e lartë se mesatarja rajonale, ku pas nesh renditet Serbia, me rreth 50%. Është interesante që Bosnja dhe Kosova, që kanë të ardhura për frymë të ngjashme me Shqipërinë, duke u renditur ndër më të fundit në Europë, nuk japin përgjigje kaq negative kur vjen puna te pyetja që lidhet me sigurimin e nevojave elementare. Në një tjetër pyetje të sondazhit, 25% e të anketuarve shqiptarë shprehen se nuk e kanë të sigurt që do ta ruajnë vendin e punës në 12 muajt e ardhshme, sërish përqindja më e lartë në rajon. 53% e të anketuarve shqiptarë janë përgjigjur se të paktën një i njohuri i tyre ka humbur vendin e punës në 3 vitet e fundit. Pyetjes se sa njerëz në familjen tuaj që janë në gjendje të punojnë janë të papunë, 70% e të anketuarve shqiptarë i janë përgjigjur të paktën një ose më shumë, përqindja e dytë më e lartë në rajon pas Kosovës. 86% e shqiptarëve mendojnë se diferenca mes të pasurve dhe të varfërve po rritet në ekonomi.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    11/10/2017 at 21:20

    Eshte e vertete qe ne Shqiperi shumica e populates eshte e varfer, shume e varfer, disi te mesem, te mesem dhe te gjithe keta perbejne mbi 70 % te popullsise, ta fillojme nga familjet shume te varfera, te cilet jane te pashkolluar mbase nga mungesa e inteligjences, te trajtuar shume keq nga te gjitha sistemet, se neqoftese te gjitha qeverite do ta fillonin punen nga keto shtresa kaq te pervuajtura, situate do ishte disi ndryshe, keta njerez me shume femije, me prinder qe nuk dine nga planifikimi familjar, duhen trajtuar me menyra te nivelit pak me te larte se sa te tjeret, te gjithe se bashku, qeveri dhe biznesmene, njerez te pasur, sponsore te ndryshem, duhet t’i bejne nje shtepi modeste ku te risin ata femije, qe mbase dhe mund te jene shume te zgjuar, po ajo jetese po I con ne katastrofe, ata per momentin jane te vegjel, por sapo te riten, do fillojne te kuptojne, do krijojne urrejtje ndaj te gjitheve, ose do ikin diku, ose do perfundojne nen kthetrat e trafikanteve, mbase mund te behen dhe vrases e hajdute, prandaj, qe te mos shtohen keta keqberes, te cilet risin ate perqindje qe nxjerin shifrat e nderkombetareve, qeveria duhet te punoje me shume dhe ne Kohen e duhur, eshte nje turp I madh per te gjithe intelektualet, pasaniket, shendetesine, bashkite e te gjitha qyteteve, te cilet kane familje te varfera ne kete shkalle dhe nuk ndihmojne sado pak per te rindertuar nje shtepi me 2 ose tre dhoma gjumi dhe anekset e tjera, te tjeret t’i pajisin me orendite e nevojshme, te reja apo te perdorura, ku shume nga ata qe kane para, I nderojne, shume prej tyre nxjerin orendite jashte, per t’i zevendesuar, nxirni nje njoftim, caktoni qendren ku t’i vendosni dhe me pas grupe te rinj t’i cojne ne destinacion, atje ku eshte me emergjente, keshtu behet dhe ne SHBA, sepse gjithkund ka njerez nevojtare. Sa here I nderojme lavatricet, frigoriferet e gjithcka tjeter, ia japim atyre qe na sjellin te rejat, ata I cojne per ata qe kane nevoje, placket qe nuk I duhen, qe nga moshat e vogla e deri tek te medhenjte, I fusin ne nje thes dhe I cojne ne pikat e caktuara nga pushteti vendor, ku me pas I shperndajne ku eshte e nevojshme, por dhe ne me njeri tjetrin ashtu bejme, na japin ne per femijen tone qe eshte me e vogel, opastaj ne I japim tek njerezit tane, sipas moshes, kemi derguar dhe ne Shqiperi, sepse atje kane me teper nevoje per ndihma, I dergojme ADVIL, kremera te ndryshme, antidjers dhe cfare t’i duhet tjeter, por sipas mundesive, se nuk t’i mer njeri, vetem kur iken njeriu yne.Persa I perket pensionisteve, kemi qene vete atje dhe e dime se sa e veshtire eshte te jetosh me ate pension qesharak, kur nuk ngrohesh dot, mbeshtillesh me batanije, vesh 2 pale corape, papuce me push, dy pale tuta, tre golfa dhe triko, si I blinduar, te ze frika te lahesh, te hash buku me batanije ne koke, eshte nje skene renqethese, nuk kishim as celulare kur ishim atje, qe te filmonim veten dhe t’ia nxirnim ne mediat per te na pare, vetem prindet e atyre qe mereshin me droge, trafiqe,vjedhje, ronin si bosa, I shihje gjithe diten ne lokalet e lagjes, sa here kalonim, I shihnim kembe mbi kembe dhe me cigare, kjo eshte diferenca e njerezve te thjeshte e te ndershem me ata qe sapo thashe, kush punoi ne pune te veshtira, me rroga te mira e kush ben qef ashtu sic beri dhe ne ato koherat e atij komunizmi genjeshtra e mashtrues.