Alarmi/Mediat italiane: Droga shqiptare po “na merr frymën”

droga

Autoritetet italiane vazhdojnë të përballen me sasira të mëdha droge që vijnë nga bregdeti shqiptar, madje edhe kur kushtet atmosferike nuk e favorizojnë lëvizjen me gomone. Trafiku i kanabisit siç edhe u raportua po vazhdon me ritme më të larta seç ndodhi në 2016, pasi kryeministri i “Kanabistanit” i ka urdhëruar djemtë e tij që të punojnë intensivisht për të fituar sa më shpejt të jetë e mundur 6 milionë euro për t’i përdorur në zgjedhjet e Qershorit

Në Brindizi, sekuestrohen 655 kg marijuanë me vlerë 3 mln euro

 

Autoritetet italiane vazhdojnë të përballen me sasira të mëdha droge që vijnë nga bregdeti shqiptar, madje edhe kur kushtet atmosferike nuk e favorizojnë lëvizjen me gomone. Trafiku i kanabisit siç edhe u raportua po vazhdon me ritme më të larta seç ndodhi në 2016, pasi kryeministri i “Kanabistanit” i ka urdhëruar djemtë e tij që të punojnë intensivisht për të fituar sa më shpejt të jetë e mundur 6 milionë euro para të pista që  ka vendosur të investojë për të blerë një mandat të dytë në zgjedhjet e 18 qershorit. Kështu bilancit të kësaj jave lidhur me gomonet dhe tonelatat e drogës që janë sekuestruar nga autoritetet italiane i shtohet edhe një tjetër rast, duke vërtetuar faktin se Edvini e ka me nxitim dhe do që të “eksportojë” të gjithë mallin e mbetur stok në magazinat e bejlerëve të tij të drogës. Bashkëpunëtorët e kreut të kapobandës në pushtet pasi dështuan të zbarkonin në Puglia gomonen me 2 tonë kanabis të mbetur në Sazan si pasojë e motit të keq, e kanë sfiduar sërish detin e trazuar duke arritur të finalizojnë me sukses shkarkimin e 655 kg marijuanë në brigjet e Brindisit. Kështu media italiane “Brindisireport” raporton mbërritjen në brigjet italiane të një gomoneje të mbushur me  655 kg marijuanë, që është sekuestruar nga policia. Mësohet se në momentin e ndërhyrjes së policisë sasia prej 655 kg marijuanë e paketuara sapo ishte vendosur në një furgon, në të cilin ndodheshin dy persona. Bëhet me dije se operacioni është zhvilluar pasi policia ka dyshuar nga prania e këtij mjeti në një orë kur të gjitha dyqanet ishin të mbyllura. Pasi i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalonte, dy personat që ndodheshin në të kanë ndaluar mjetin dhe kanë ikur në këmbë. Policia ka sekuestruar mjetin me 348 kg marijuanë, ndërsa 19 pako të tjera janë gjetur të fshehura në pika të ndryshme të një plazhi, ku dyshohet se ka mbërritur gomonia. Sipas hetuesve vlera totale e lëndës narkotike prek shifrën e 3 milionë eurove, ndërkohë për të treguar origjinën dhe vazhdueshmërinë e këtij biznesi mediat italiane shkruajnë se rreth një muaj më parë, në të njëjtën zonë janë sekuestruar edhe 56 kg marijuanë me të njëjtat karakteristika.

Malësi e Madhe, shoferi braktis makinën me kanabis/ Gjatë ditës së djeshme një operacion policor kundër lëndëve narkotike është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Malësinë e Madhe dhe si rezultat janë kapur 76 kg kanabis  në një automjet, që shoferi e braktisi sapo ndeshi me Policinë. Pas hetimeve na policia rezultoi se shoferi ishte një 25 vjeçar, të cilit iu kontrollua gjatë aksionit edhe shtëpia ku u zbuluan edhe 130 fishekë.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>