Alarmi/Në 3 muajt e parë të 2017, vetëm në Puglia u kapën 11 ton kanabis shqiptar

droga-itali-2

Guardia Di Financa raporton se nga fillimi i vitit 2017 deri tani, me 15 mars, janë sekuestruar në rajonin e Puglias rreth 11 tonë marijuanë e trafikuar përmes detit. Kjo sasi përbën më shumë se gjysma e sasisë së marijuanës sekuestruar në rajonin e Puglias përgjatë gjithë vitit 2016

 

Dy ditë më parë aksioni më i fundit i policisë italiane në Puglia konsistoi në sekuestrimin e një gomoneje të mbushur me 800 kilogramë kanabis sativa, e cila në harkun kohor të pesë ditëve ishte e katërta e nisur nga bregdeti shqiptar. Sasitë e kanabisit që janë sekuestruar nga njësitë e Frontex dhe Guardia di Finanza tregojnë se trafiku i drogës nga Shqipëria në drejtim të kësaj zone, ku bën pjesë edhe krahina e Foxhias, e cila nga Prokurori i Përgjithshëm i antimafias italiane u cilësua si epiqendra e grupeve kriminale shqiptare, duket se është rritur në tre muajt e parë të vitit 2017. Nga kalkulimet e drogës së kapur tashmë që prej fillimit të këtij viti rezulton se janë rreth 11 ton kanabis sativa që janë transportuar nëpërmjet detit dhe që janë kapur po në det nga Guardia di Finanza e Puglias. Detajet që e bëjnë të frikshme këtë shifër lidhen me faktin se gjatë gjithë vitit 2016 janë trafikuar më pak se gjysma e kësaj shume. Rritja e trafikut të drogës drejt zonave bregdetare italiane ka shtyrë autoritetet italiane që të nisin një hetim, i cili sipas raportimeve po bëhet nga Guardia di Financa në Marittima në bashkëpunim me Policinë Shqiptare dhe autoritetet e Portit të Durrësit. Ky hetim ka përfshirë edhe Zyrën e Bashkëpunimit ndërkombëtar në Ministrinë e Brendshme në Itali dhe është produkt i qartë i luftës kundër narkotikëve që ka nisur nga fqinjët tanë, të cilët janë edhe më të prekurit nga eksapsionin i kanabisit shqiptar. Të vërtetat e mëdha mbi shifrat e kanabisit, të cilat u mohuan për shumë kohë nga dyshja Rama-Tahiri, së fundmi po dalin në dritë me deklaratat e Franco Robertit, i cili pohoi nga Tirana trefishim të parcelave të kultivuara në 2016 dhe katapultimin e shqiptarëve në vendin e dytë në botë për sa i përket trafikimit të drogërave të lehta. Ndërkohë bilanci i frikshëm i 3 muajve të parë të 2017-ës konfirmohet edhe nga raporti më i fundit i Europol, i cili e konsideron vendin tonë si burimin kryesor të prodhimit dhe trafikut të kanabisit në Europë. Në raportin e Europol transportimi i kanabisit shqiptar drejt Italisë me mjete lundruese, si skafe, gomone, peshkarexha dhe anije është një ndër tre rrugët kryesore që përdorin trafikantët për të arritur tregun evropian të narkotikëve. Fitimet miliarda euroshe prej kanabisit që arrin t’i shmanget sekuestrimit nga autoritetet e shteteve evropiane janë shokuese dhe opozita me të drejtë ndoshta thekson se paratë e kanabisit, që është kultivuar me leje të qeverisë dhe me implikimin e drejtpërdrejtë të policisë së drejtuar nga Saimir Tahiri, do të përdoren për blerë zgjedhjet e 18 qershorit, ashtu siç u veprua në zgjedhjet e pjesshme të shtatorit 2016 në Dibër e Kolonjë.

Itali, shqiptari kapet me 214 kg marijuanë/“Guardia di Finanza” e Leçe-s në Itali gjatë ditës së djeshme ka arrestuar korrierin shqiptar të drogës, Altin Deromemaj, teksa transportonte 214 kg marijuanë të fshehur në një fugon tip “Renault Trucks”. 37 vjeçari është ndaluar teksa lëvizte me automjetin në autostradë, në Carovigno (Brindisi). Sipas autoriteteve italiane ai është tradhtuar nga nervozizmi gjatë kontrollit dhe ka bërë që efektivët të kryenin një kontroll më të detajuar në automjet. Në fugon u gjetën 78 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 214 kg.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>