Alibeaj: Reforma zgjedhore, hap vendimtar për të prerë lidhjet e krimit me politikën

Platforma e  PD kundër krimit të organizuar, shtrihet në dy plane kryesore: ndërhyrje në legjislacion dhe betejë denoncimesh politike. Në një intervistë për Ora News, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se momenti i parë i ndryshimeve ligjore për të shkëputur lidhjen e krimit me politikën është reforma zgjedhore, ndërkohë demokratët  do të denoncojnë  krimin jo vetëm në parlament por do të ndërgjegjësojnë për këtë problem edhe partnerët ndërkombëtarë

 

Platforma e  Partisë Demokratike kundër krimit të organizuar, shtrihet në dy plane kryesore, ndërhyrje në legjislacion dhe betejë denoncimesh politike.  Në një intervistë për Ora News, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se momenti i parë i ndryshimeve ligjore për të shkëputur lidhjen e krimit me politikën është reforma zgjedhore ndërsa tha gjithashtu se do rikthehet vëmendja tek dekriminalizimi.  Ndërkohë demokratët  do të denoncojnë  krimin jo vetëm në parlament por do të ndërgjegjësojnë për këtë problem edhe partnerët ndërkombëtarë.  “Përveçse ndërgjegjësimit publik brenda vendit dhe ndërgjegjësimit të partnerëve ndërkombëtarë do të duhet të ndërmarrë iniciativa konkrete për të mos e bërë të mundur në proceset zgjedhore të pritshme të ndodhi i njëjti mekanizëm siç ndodhi në 25 qershor. Reforma zgjedhore, ky është momenti i parë, jo i vetmi që është mjet për të cilin çdo kusht do të duhet të targetojë të gjitha energjitë e veta politike dhe juridike për të bërë të mundur të kësaj prerje gordiane. Ende nuk e kemi mbaruar procesin e dekriminalizimit. Që do të thotë ligji për dekriminalizimin do të duhet të vazhdojë me persistencë deri në fund dhe ky është momenti  i dytë i strategjisë”, tha Alibeaj.

Më tej, deputeti Alibeaj theksoi se krimi ka lidhje të ngushte me këtë mazhorancë, kjo pas një pakti të ri mes tyre në zgjedhjet e 25 qershorit. “Tashmë janë duke kërkuar haraxhin dhe janë në gojë të qeverisë dhe kanë futur në kthetra qeverinë dhe qeveria nuk bën asgjë për t’iu kundërvënë me vullnet politik kësaj gjëje, por që është në simbiozë me krimin”. Sipas deputetit demokrat i cili drejton dhe departamentin e sigurisë, sot kjo mazhorancë është e pa fuqishme përball krimit, dhe për këtë ai  argumenton: “E futur në kanale politike në diskutime, në cic mice të vogla politike, në ka një emergjencë kombëtare shqiptare sot është fakti që shoqëria shqiptare, shteti shqiptar është i gllabëruar nga krimi. Kjo Shqipëri, kjo shoqëri mund të shohë ditë të bardha duke bërë një gjë të thjeshtë, duke prerë nyjen gordiane mes krimit dhe politikës”. Alibeaj  kërkon ndërgjegjësimin e gjithë faktorëve në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se ky problem tejkalon problemet e vogla  politike  pasi  në  lojë është e  ardhmja e vendit.

Kronika-Oerd  Bylykbashi dhe Blendi Çuçi në krye të Komisionit për Reformën Zgjedhore

Bledi Çuçi dhe Oerd Bylykbashi do të drejtojnë bashkë Komisionin për Reformën Zgjedhore.   Nesër pritet që kërkesa për ngritjen e komisionit të votohet në Kuvend, ndërsa mësohet se Partia Demokratike do të kërkojë në mbledhjen e Konferencës së Kryetareve, që komisioni bipartizan të ketë 18 anëtar gjithsej, 9 anëtar mazhoranca dhe 9 anëtar opozita. Pritet që demokratët të propozojnë për anëtarë edhe 4 aleatët, ndërsa mendohet se për LSI, si forcë e dytë më e madhe në opozitë, do të propozohen 2 vende. Ndërkohë, mësohet se Partia Socialiste ende nuk ka vendosur nëse do e pranojnë një formulë të tillë që demokratët pretendojnë. Reforma zgjedhore pritet të jetë konsnensuale, kjo dhe për faktin se do të drejtohet me bashkëkryetarë të cilët kanë dhe të drejtën e vetos, çka lë të kuptohet se pa miratimin e dy forcave politike kryesore komisioni nuk mund të marrë asnjë vendim. Çështjet më të debatueshme për këtë reformë pritet të jenë votimi dhe numërimi elektronik, por dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>