Ambasadorja gjermane: Zgjedhjet e lira, Vettingu dhe dekriminalizimi kushtëzojnë integrimin e Shqipërisë në BE

be-3

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz ka përmendur si hapa të rëndësishëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, zbatimin e plotë të Reformës në Drejtësi, sidomos “Vetting”-un, Dekriminalizimin, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme më 18 Qershor. Schütz në një intervistë për telvizionin Top Channel ka marrë si shembull anëtarësimin e nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007, duke theksuar se në rastin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit, Bashkimi Evropian dhe Gjermania do të tregohen më të kujdesshëm, duke pritur dëshmi konkrete në ndëshkimin e rasteve korruptive në të gjitha nivelet. Për sa i përket përdorimin të votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të qershorit, Schütz ka deklaruar se kjo formë votimi mund të aplikohet në zgjedhjet pas disa vitesh, pas zbatimit si projekt i pjesshëm në disa zona. Ndërkohë në zgjedhjet e radhës sipas ambasadores gjermane ka rëndësi të madhe kontrolli mbi financimin e partive, manipulimi i votave dhe roli i medias në pasqyrimin e fushatës zgjedhore dhe proceseve të votimit e numërimit të votave. Susanne Schütz gjithashtu ka theksuar edhe njëherë rolin deçiziv që do të kenë zgjedhjet parlamentare në hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Reagimi/Britanikët: Të lëmë Evropën sa më shpejt se po vjen Shqipëria e zhytur në krim dhe korrupsion/Teksa Shqipëria po i afrohet fillimit të bisedimeve për anëtarësimin në BE, votimi i djeshëm për rezolutën e Shqipërisë në Parlamentin Evropian ka shkaktuar një reagim të ashpër tek mbështetësit e Brexit-it. Jane Collins, përfaqësuese e UKIP, parti e djathtë euro skeptike në Britaninë e Madhe, e paraqiti si të tmerrshëm lajmin për afrimin e datës së fillimit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE. Ajo e mbështeti pretendimin e saj në fakte si korrupsioni dhe krimi i organizuar, që sipas deputetes janë shqetësues në Shqipëri. Gjithashtu eurodeputetja i trembet lëvizjes së lirë të shqiptarëve dhe kriminelëve që i jepet mundësia të udhëtojnë lirshëm drejt Britanisë apo veriut të Evropës. Sipas Collins, veprime të tilla të parakohshme i shtojnë arsyet se pse Britania e Madhe duhet të shkëputet sa më shpejt nga BE.  Shkrimi i britanikes “Express”: Shqipëria mund të fillojë negociatat për hyrjen e saj në BE në vetëm katër muaj, nën propozimet e eurodeputetëve në Strasburg. Jo të gjithë pjesëtarët e Parlamentit Evropian e kanë pritur mirë këtë vendim. Mbështetësit e Brexit dhe jo vetëm, e shohin si një lajm të tmerrshëm për pjesën tjetër të Evropës avancimin e Shqipërisë drejt BE pasi sipas tyre një vend i rrethuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk sjell gjë tjetër veçse lajme të këqija për taksapaguesit dhe njerëzit që i binden ligjit në Evropë. Ende nuk është përcaktuar një datë për fillimin e negociatave, por eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein tha se pret që negociatat të nisen menjëherë pas zgjedhjeve të përgjithshme të vendit më 18 Qershor. Jane Collins, zëdhënësja e punëve të brendshme të UKIP, parti euroskeptike dhe e djathtë në Britaninë e Madhe, tha se nuk duhen anashkaluar sondazhet që tregojnë dëshirën e njerëzve për t’u shkëputur nga BE, por përkundrazi BE hap dyert edhe për Shqipërinë. Sipas Collins, negociatat e pranimit duhet t’i hapen Shqipërisë, por sapo të shihet progres i vërtetë në zbatimin e reformës në drejtësi. Deputetja e Yorkshire solli në vëmendje renditjen globale të Shqipërisë për sa i përket korrupsionit dhe shtoi se anëtarësimi i saj do ti hapte rrugë lëvizjes së lirë të kriminelëve dhe do të rëndonte tatimpaguesit britanikë. “Jo vetëm që Brexit nuk duhet të vonojë, por duhet një injektim serioz tek investimet për të fuqizuar kufirin tonë”, theksoi eurodeputetja duke konstatuar frikën e përgjithshme të Evropës nga niveli i lartë i krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Sipas deputetes, britanikët shqetësohen me të drejtë kur mendojnë lëvizjen e lirë të shqiptarëve drejt Britanisë apo Evropës veriore. Për të filluar, nisja e negociatave duhet të nënshkruhet zyrtarisht nga Këshilli Evropian, pra nga të 28 vendet anëtare. Gjithsesi “Eurokratët”, siç i quan media britanike “Express”, kanë konfirmuar se asnjë nga vendet e gatshme, nuk do të futet në BE përpara se Zhan Klod Junker të tërhiqet në vitin 2019. Për tu marrë parasysh është edhe zvarritja e bisedimeve me Kroacinë për 10 vite, para se ajo të bëhej anëtare e BE-së në vitin 2013.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>