Analiza e zgjedhjeve të 25 Qershorit/Kreu Basha, takim me të rinjtë e FRPD-së

Partia Demokratike ka nisur analizën brenda vetes së saj, për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 25 qershorit. Takimin e parë për këtë çështje, kryedemokrati Lulzim Basha e ka zhvilluar me të rinjtë e partisë. Në takimin me FRPD-në është diskutuar se ku u gabua në fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe se si mund të rregullohet kjo gjë. Në një njoftim të shpërndarë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha thuhet se është diskutuar për gjërat që duheshin bërë më mirë në këtë fushatë.

“Pas një diskutimi të hapur e konstruktiv me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbi atë se ku u gabua për zgjedhjet e 25 qershorit, çfarë nuk duhet të ishte bërë dhe çfarë mund të bëhej më mirë, ne nisim të vendosur dhe të bashkuar rrugëtimin jo të lehtë për kthimin e shpresës dhe besimit. Qëllimi ynë kryesor dhe i përbashkët është që ti shkurtojmë sa më shumë ditët kësaj qeverie dhe këtij kryeministri të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikun e drogës. Rinia shqiptare nuk e meriton Edi Ramën në krye!”, thuhet në njoftimin e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha në faqen e tij në Facebook.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>