Analiza/Dita e 11 e protestës sundohet nga thirrjet për “Vetting” të pakapur nga krimi në pushtet

protesta-e-pd

Teksa situata politike në vend vazhdon të jetë e ashpër e të prodhojë tension me kryeministrin Edi Rama, i cili pavarësisht se ka dështuar në çdo hallë të qeverisjes, nuk pranon të largohet e t’i hapë rrugën një qeverie teknike, opozita ka hedhur dje pas krahëve ditën e 11 të protestës së nisur më 18 shkurt, me anë të së cilës synon t’i hapë rrugë garantimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.  Bashkimi popullor edhe në këtë ditë të 11-të të qëndresës dhe rezistencës kundër regjimit të krimit ka pasqyruar provën e vendosmërisë për t’i bërë ballë presioneve dhe shantazheve të Edi Ramës deri në garantimin e themeleve të një republike të re, ku mbi të gjitha do të mbizotërojë qytetaria dhe vullneti i politikës së re për të punuar në shërbim të tyre. Opozita dhe udhëheqësi i saj Lulzim Basha janë të bindur se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë e vetmja zgjidhje për shqiptarët, të cilët në katër vite njohën vetëm të këqijat e gatuara në zyrat e hajdutëve të Edi Ramës dhe se për të garantuar pushtetin e dalë nga vota e qytetarëve ata do të vazhdojnë qëndresën e tyre, e cila ka lënë pas krahëve ngjyrimin politik dhe është kthyer në një lëvizje mbarëshqiptare në kërkim të demokracisë së vërtetë. Dëshira dhe vullneti i shqiptarëve për të rrëzuar këtë qeveri të korruptuar, për të cilën është konstatuar se do të përdorë çdo mjet për të blerë zgjedhjet është ai që ka tmerruar Edi Ramën dhe klikën e tij që drejton pazaret e krimit, drogës dhe lidhjen e tyre me partinë në pushtet. Siç edhe instalacionet e vendosura përkrah çadrës së opozitës, përballë dritares së zyrës së Edi Ramës, ky kryeministër me 40 apo më shumë hajdutë që mban pas vetes është bërë simbol i krimit të kohëve moderne. Duke qenë se kapobanda e tij me emrin “Rilindje” në katër  vite u kujdes që të vidhte, gllabëronte  e zhyste në mjerim shqiptarët, pasojat e këtij askioni të organizuar kriminal ndaj popullit më të varfër të kontinentit po i trokasin në derë Ramës, i cili ndjen se i ka ardhur momenti për të dhënë llogari përpara drejtësisë. Mbrojtësi i Armando Prengës dhe Elvis Rroshit me shokë po përjeton ditët më të këqija në qeverisje, teksa anembanë vendit mbizotëron tashmë fryma e kryengritjes ndaj padrejtësive dhe shqiptarët duke ngritur zërin kundër sistemit të korruptuar të Edvinit po shfaqin bindjen se duan të ndryshojnë fatet e vendit e mos t’ia lënë në dorë kriminelëve. Me dredhitë proceduriale që KQZ realizoi për të nzjerrë të larë nga hesapet me drejtësinë deputetin e PS-së, Armando Prenga, Rama tregoi që frika nga bashkimi i shqiptarëve kundër tij e ka detyruar të vendosë nën diktatin e tij jo vetëm mediat por edhe institucionet, duke pasqyruar kështu bindjen se Vetting-un, për të cilin angazhon sosrosianët e tij që të mbledhin firma pro, ai do ta ndërtojë me kriminelët që e sollën në pushtet në 2013. Tashmë në listën e kërkesave të lëvizjes më të madhe popullore që ka njohur Shqipëria përveç zgjedhjeve të lira dhe qeverisë teknike është shtuar edhe kërkesa për një drejtësi të pa kapur nga Edi Rama, i cili kërkon të votojë një Vetting për të mbrojtur kriminelët në pushtet dhe gjithë të deleguarit e tij në ministritë dhe gjithë bashkitë e vendit, të cilët janë vendosur aty për shkak të kontributit kriminal dhe jo intelektual. Thirrja për republikën e re dhe alternativa për ndryshimin e Shqipërisë nga qytetarët, të cilët vazhdojnë qëndresën përballë kryeministrisë e ka vendosur Ramën me shpatulla pas murit, sepse ai dhe klika e tij kriminale kërkojnë që të ruajnë status-quonë e t’i delegojnë të gjithë pushtetin kriminelëve më në zë të vendit, me të cilët e lidhin interesa që prej momentit kur ka futur këmbët në politikën e këtij vendi. Kryeministri që ka mbijetuar në politikë nëpërmjet lidhjes simbiotike me Balilët, Shullazët, Rroshët e Prengat ka frikë nga zgjedhjet e  lira dhe të ndershme, ndërsa kauza e opozitës për zgjedhje pa krim e pa drogë gëzon tashmë mbështetjen ndërkombëtare dhe pritet të triumfojë përballë bandave në pushtet.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>