Analiza/Kryeministri i kazanit të palmave të thara dhe hashashit të tuneleve

Në komunikimin javor, në një orë nate, pretendoi se ishte drejtpërdrejt në sfondin ditor të një dite vjeshte. Monologu i përjavshëm i kryeministrit i shoqëruar me një vetëfilmim më shumë se idiot, u paraqit këtë herë për popullin me një mashtrim të paparë. Në atë orë të mbrëmjes u reklamua se ishte drejtpërdrejt ndërsa pamjet flisnin qartë se kjo propagandë e përjavshme ishte gatuar ditën. E si kuptohet kryeministri i kazanit të mashtrimit, kur për gjëra të parëndësishme gënjen, imagjinoni se çfarë mund të thotë për të tjera si këto. Ka 4 vjet që nuk bën gjë tjetër veçse luan teatër në rrjete sociale dhe mban fjalime. Nuk ka pasur Shqipëria kurrë në historinë e saj kryeministër më punëtor se ky për kotësi e propagandë e më dembel për detyrën të cilën formalisht thuhet se ushtron. Një njeri që beson gënjeshtrat që ia thotë vetes së vet se gjoja qenka shpëtimtari i Shqipërisë, se nuk paska pasur shtet fare këto 27 vjeç dhe a thua se ky kukull i rrjeteve sociale po punon ndonjë sekondë si kryeministër. Kryeministri i palmave të thara, bojërave të dala, papunësisë rekord, borxhit të brendshëm të paparë, eksodit për përditshëm, lëndëve narkotike me nivele botërore, kriminalitetit historik, etj, etj, sado aktor i mirë të jetë, është veçse një dështak në politikë. Nuk ka kohë më të ndreqet, por vetëm të largohet. Eksperimenti me bijtë e Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, nuk do njohë rrugë tjetër përveçse dështimit. Rama nuk është gjë tjetër veçse kryeministri i kazanit të krimit, një buratin mediatik që vërdalloset përditë duke pyetur qatipët e tij se për çfarë duhet të llomotisë nga e hëna deri të dielën. Edhe dje, mashtrimin në radhës në Qarkun e Dibrës, vend ku mbjellja e kanabisit njohu rekorde vitin e kaluar, lëshoi mashtrimin për rrugën e Arbrit. Dhe kush, Rama që nuk mbaroi dot 6 kilometra të rrugës Tiranë-Elbasan, kryeministri palmë, i palmave të kalbura.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>