Analiza/Nga populizmi tek radikalizmi – Asgjë e re nga fronti i Perëndimit

“Krizë apo pezm?” Pyetjen e ngre në Nju Jork Tajms analisti Ross Douthat. “Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Francë janë çuditërisht… normale. E gjithë koha e shpenzuar prej komentatorëve të traumatizuar nga Trumpi, që imagjinonin Le Penin të afrohej në një distancë mbresëlënëse, shkoi dëm: rënia e saj në 34 % dhe fitorja e Emmanuel Macronit ishte rezultati që do të kishim pasur po të mos kish qenë Brexit, fitorja e Trumpit, kriza e refugjatëve sirianë dhe vala e terrorizmit. Historia u zgjua nga gjumi. Natyrisht, nëse preferon ankthin – dhe disa amerikanë që merren me marrëzinë e James Comeyt mund të kenë atë preferencë – mund ta analizosh rezultatin në mënyrë të ndryshme. Le Pen pothuajse i dyfishoi votat në krahasim me babanë e saj në vitin 2002, Macroni e menaxhoi situatën si i jashtëm, dy partitë kryesore politike duken të shkatërruara dhe presidenti i sapozgjedhur përballet me të njëjtën tërësi sfidash dekurajuese, që kanë renditur ekspertët, të cilët merreshin me rastin Le Pen”. Douthat parashtron një pyetje: “E jona është vërtetë një epokë krizash perëndimore dhe nën të gjithë furinë populiste, shoqëria jonë mbetet në një lloj pezmi, në stanjacion po jo pranë revolucionit apo kolapsit? Qëkurse Muri i Berlinit u shemb dhe Francis Fukuyama shpalli fundin e historisë, |pezmi” ka qenë i kudondodhur. Nga 1989 e këtej, argumentat politike perëndimore janë përcjellë përgjatë vijave tejet të ngushta, me radikalët dhe reaksionarët krejt të përjashtuar. Demokracisë liberale i mungonin alternative ideologjike të pranueshme, në Perëndim dhe gjetkë: as islami radikal dhe as putinizmi nuk kishin asgjë të ngjashme me magjepsjen prej marksizmit dhe fashizmit. Kontradiktat e kapitalizmit frymëzuan shumë kritika, por shumë pak në formën e rezistencës aktive. Dhe sa herë që është hapur një krizë botërore – 11 shtatori, Recesioni i Madh – janë shfaqur të njëjtët grupe elitash, brenda dhe jashtë pushtetit”. Sigurisht, gjërat janë shumë ndryshe nga 5 apo 10 vjet më parë. “E majta po pastron kampin e vet, mendimi reaksionar ka përfunduar në kopertinën e Neë York Magazine, gjuha e viteve tridhjetë (“America First!”) është në gojën e politikanëve, fëmijët i jepen socializmit dhe integralizmit, e madje edhe Shtetit Islamik, ka gaz lotsjellës në rrugët e Berkeleyt dhe flitet për ndarje në katolicizëm, si dhe një lloj të çuditshëm internacionaleje nacionaliste në gjeopolitikë.

Po sa gjëra janë vërtetë ndryshe? Kjo është pyetja e vështirë, sepse në politikën perëndimore, ajo që ndonjëherë duket si ndryshim, mund të rezultojë sërish vetëm një spazmë”. Në Angli, Theresa May menaxhoi Brexitin, trumpizmi duket se është bërë reaganizëm “dhe në periferitë europiane, e djathta ekstreme në Poloni, nuk ka krijuar ende një monarki katolike, as Greqia e të majtës-së të majtës të Syrizas nuk ka krijuar një republikë popullore. Në Europë dhe në Amerikë, idetë post-liberale nuk janë tërësisht të pjekura, as edhe presionet mbi sistemin nuk janë ende mjaftueshëm të forta, sa për të kapërcyer efektet stabilizues të pasurisë së madhe të botës së zhvilluar, kundërshtimi ndaj riskut i prodhuar nga mosha dhe zakonet, kujtimet e tmerrshme të asaj që ka bërë epoka e fundit e joliberalizmit”. Pezm apo krizë? “Nuk do ta dimë me të vërtetë deri në recesionin e ardhshëm”.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>