Analiza/Rama dhuron shfaqje tallëse për qytetarët me dëmshpërblimet e të përmbyturve

permbytje7

Disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit, Edi Rama e ka kuptuar drejtë rënien drastike të besimit në mesin e shqiptarëve dhe për ta minimizuar sadopak atë ka gjetur një strategji të re për tu treguar sa më paqësor dhe bamirës, por edhe për të shitur figurën e vetë duke pushtuar pothuajse gjithë kohën televizive të medieve të kontrolluara prej organeve të tij të propagandës. Pa lënë mënjanë shpërndarjen e lejeve të legalizimit në takime me qytetarët, ku edhe dështimet e qeverisë së tij ia atribuon Sali Berishës, Rama ka marrë përsipër të bëjë një lojë të zezë dhe të turpshme, ku shpërndan tashmë nëpër shfaqje me regji të paguar edhe dëmshpërblimet për të përmbyturit. Përveç peripecive që iu është dashur të heqin për shkak të shkatërrimit të argjinaturave dhe kanaleve kulluese, halleve të mëdha të banorëve që vuajnë tmerrin e përmbytjeve u duhet tashmë të durojnë me qetësi ironinë therëse të Edi Ramës dhe talljen publike që ai iu bën në shfaqjet me regji të paguar. Loja edhe pse kishte nisur më parë me legalizimet, që në kundërshtim të plotë të ligjit po i jepen vetëm atyre që do t’i sigurojnë votën “Rilindjes” në qershor, vazhdoi ditën e djeshme në Krujë, në një takim ku tallja me qytetarët arriti majat dhe ku Edi Rama e pranoi hapur se është një specialist i mashtrimeve, gënjeshtrave dhe premtimeve të pa mbajtura. Ditën e djeshme në takimin ku paturpësisht shpërndante paratë për të përmbyturit, Edi Rama me gjithë arrogancën që e karakterizon u shfaq në krah të kryebashkiakut të Krujës, Artur Bushi, një personazhi të demaskuar nga procesi i dekriminalizimit, por të cilin kryeministri e ka marrë në mbrojtje, ashtu siç nën urdhrin paternalist të tij janë përfshirë gjithë Eskobarët e drogës dhe krimit. Në lumin e gënjeshtrave që një hajdut si Rama dhe një narkotrafikant si Bushi recituan gjatë ditës së djeshme, doli në pah fakti që të dy janë gjeni për sa i përket mashtrimeve të turmave të ekzaltuar, pasi vetë Rama e pranoi se Artur Bushi i kishte kërkuar që të premtonte ndërtimin e rrugës Thumanë-Krujë, edhe pse nuk kishte fonde për ta ndërtuar, por vetëm e vetëm që me këtë premtim të fitonte besimin e krutanëve në zgjedhje. Ndaj sërish edhe ditën e djeshme kryeministri premtoi ndërtimin e këtij aksi, në përpjekje e sipër për të vjedhur edhe njëherë votën e krutanëve në zgjedhjet e qershorit, por harroi gjithsesi se problemi i vërtetë i banorëve ishte fakti se përmbyteshin sa herë që ka reshje. “Fajin e ka Saliu” tha dështaku kryeministër edhe dje në Krujë, por harron se prej tre vitesh e gjysmë vendi qeveriset nga Edi Rama dhe hienat e tij të ulura në postet me buxhetet më të larta, prej nga vjedhin miliarda dhe nuk iu hyn gjemb në këmbë. Duke vjedhur paratë e taksapaguesve normalisht që kjo qeveri do të dështonte, sepse nuk kishte para me çfarë të investonte në të mirë të sektorit publik të shërbimeve për qytetarët dhe asesi ky mashtrues ordiner nuk duhet të justifikohet me atë çka la pas qeveria e kaluar. Kryeministri ynë duhet të fillojë të marrë përgjegjësitë për dështimet e reformave të tij të shitura në ekrane si elemente që do të sillnin ndryshimin dhe mbi të gjitha të jap llogari përpara shqiptarëve përpara se të mendojë t’iu kërkojë votën në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>