Analiza/Rezistenca e opozitës frikëson Ramën, qeveria teknike shumë shpejt mund të mos jetë më një utopi

ramaaa

Me lëvizjet e fundit në qeveri Edi Rama tregoi që ka kuptuar se karriera e tij politike dhe jo vetëm mandati si kryeministër po shkojnë drejt fundit. Teksa në mediat e tij të propagandës deri pak ditë më parë përpiqej të krekosej duke e vendosur theksin tek fakti se nuk mund ta rrëzonte një çadër opozitare përballë zyrës së tij, ai e dinte se herët a vonë nuk do t’i bënte ballë presionit të ardhur në forma nga më paqësoret nga bashkimi popullor, që i tregoi më 18 shkurt dhe me qëndresën që zgjat për më shumë se tre javë, se ka ardhur koha të marrë përsipër përgjegjësitë e të largohet duke mbajtur mbi supe peshën e dështimeve të establishmentit të turpit. Rama e bëri kurban Tahirin për t’ia servirur opozitës si objekt triumfi që mund t’i jepte fund protestës së tyre, por kuptoi se thirrjet për një Republikë të re që vijnë nga i ashtuquajturi “Parlamenti i Qytetarëve” do të zgjasin deri në momentin që do të rrëzohet vetë kryebanditi që ka urdhëruar uzurpimin e pasurive të shqiptarëve dhe kanabizmin e vendit nga njerëzit e botës së krimit dhe drogës. Qëndresa e qytetarëve në sheshin e lirisë ka nxjerrë në pah frikën më të madhe të Ramës, i cili nuk i beson tashmë as 6 milionë eurove para të pista, me të cilat mund të blejë mandatin e dytë qeverisës dhe as lidhjes simbiotike me krimin, sepse realisht rezistenca e presioni i popullit të revoltuar do të çojë në një rrëzim historik të qeverisë së tij të korruptuar. Teksa Rama po sheh gjithmonë e më tepër vegimet e një rënie nga pushteti, çadra e opozitës është kthyer në ambientin, ku kultivimi i demokracisë së vërtetë ka afruar edhe ndërkombëtarët, që kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur aleancën e lidhur nga kreu i opozitës Lulzim Basha me qytetarët deri në shpalljen e qeverisë teknike, e cila do të mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme për shqiptarët. Pavarësisht se mediat e kapura nga pushteti i kushtojnë shumë pak vëmendje qëndresës së opozitës dhe fshehin frikën e Ramës nga rrëzimi që po bëhet gjithmonë e më tepër fakt i kryer, e vërteta është se “Rilindja” është një pseudo-projekt fasadash që Edi Rama me anë të propagandës e shiti si reformues dhe përmes së cilit aplikoi skemën e vjedhjes masive ndaj pasurive dhe taksave të shqiptarëve. Për të gjitha projektet pa vlerë, jo cilësore dhe të rënda që rënduan mbi xhepat e boshatisur të shqiptarëve, qytetarët mbushën masivisht sheshin në 18 shkurt dhe lidhën një betim për të bërë rezistencë deri në rrëzimin e kryeministrit, që në katër vite vendosi si prioritet  të qeverisë mbështetjen pa kushte ndaj kriminelëve, hajdutëve, banditëve dhe oligarkëve, të cilët fituan çdo tender e koncesion që paguhet me taksat e popullit. Kostot e shndërrimit të Shqipërisë në një hambar droge, në një republikë të sunduar nga krimi, në një vend me ekonomi të shkatërruar dhe një shoqëri civile e media të kthyer tërësisht në mjet propagande të “Rilindjes” po i rëndojnë tashmë mbi supe “Prijësit të Surrelit”, i cili e ka kuptuar se situata i ka dalë duarsh dhe se presionet e shantazhet ndaj protestuesve nuk funksionojnë për të qëndruar ende në zyrën nga ku firmosi rrënimin e Shqipërisë. Çdo përpjekje e këtij palo-kryeministri për të zhvendosur vëmendjen nga rezistenca popullore ndaj pushtetit të kalbur e të marrë peng nga krimi ka dështuar tashmë, sepse nga çadra e lirisë protestuesit vijojnë prej më shumë se tre javësh të “luftojnë” për rrëzimin e tij dhe opozita është e bindur që të mos hyjë në zgjedhje me një qeveri që mund të blejë vota e të vjedhë zgjedhjet siç ka bërë në zgjedhjet e pjesshme të mbajtura në Dibër e Kolonjë. Qeveria teknike duket se shumë shpejtë nuk do të jetë më një utopi, por realitet dhe Rama do bëhet “kurban” i të gjithë fatkeqësive dhe mjerimit që i bëri peshqesh shqiptarëve me politikat e tij prej krimineli kanabist. Frika e tij nga bashkimi qytetar sa vjen e bëhet më tepër adekuate, duke parë edhe rezistencën e vazhdueshme të opozitës, e cila insiston në finalizimin me sukses të kauzave që i shkojnë për shtat interesave të shqiptarëve të thjeshtën e të ndershëm.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>