Analiza/Shkarkimet masive të drejtorëve të spitaleve, vaki për reformën e dështuar të Ramës

Deklarata/Tritan Shehu: Nuk ka çfarë t’i bëjë gomarit (qeverisjes) dhe i bie samarit (drejtorëve mjeranë të spitaleve)

Deklarata/Petrit Vasili: Rama i shkarkoi të gjithë vartësit, pse nuk e shkarkon veten?

Edi Rama ka vazhduar edhe ditën e djeshme me seancat “dëgjimore” që publikohen live në mediat e kazanit qeveritar, duke lëshuar një tjetër parrullë lebetitëse. Pasi mbaroi punë me drejtorët e hipotekave, të cilëve i vuri shkelmin pasi i bekoi në katër vite për mbarësi në procesin e pasurimit me para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë, Rama gjeti sipas tij shkaktarët e radhës të korrupsionit në administratë. Preja e radhës e dëshirave uzurpuese edviniste janë drejtorët e spitaleve në të gjithë vendin, të cilëve ditën e djeshme në takimin me Ramën iu kërkua me cinizëm dhe arrogancë dhënia e dorëheqjes. Takimi i djeshëm i përngjante një seance vajtimi, ku të pranishmit qeshnin me premtimin e tyre për shëndetësi falas e për reformën e dështuar në shëndetësi, e cila i kushtoi dhjetëra milionë euro taksapaguesve shqiptarë. Aty kryeministri  anashkaloi çdo hallkë pushteti dhe bëri legjitimim vendimin e tij si “prijës i republikës së drogës” për të larguar drejtorët e spitaleve, të cilëve deri pak kohë më parë i thurte lavde për gjoja profesionalizëm dhe arritje në punën e tyre. Edi Rama tha dje se spitalet nuk janë shembull pastërtie dhe higjiene, duke harruar shpejt sesi dilte përkrah deputetes së tij Ogerta Manastirliu dhe ministrit hajdut Ilir Beqja rreth e përqark QSUT-së, dhe krekosej për spitalet e pastër. Kryeministri tregoi dje se ai e kërkon përgjegjësinë tek të gjithë hajdutët dhe kriminelët që bëri drejtorë, sepse i duheshin si aset në skemën e blerjes së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ai u shpreh se spitalet janë keq menaxhuar nga drejtorët, por e vërteta është se këta drejtorë që po shkarkon, në 2013 u emëruan nga vetë Rama.

Deputeti i PD, Tritan Shehu reagon për shkarkimet e kryeministrit Edi Rama në sistemin shëndetësor

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar për shfaqjen e shëmtuar që dhuroi dje kryeministri Edi Rama, teksa ofendonte publikisht dhe i jepte ultimatum për të paraqitur dorëheqjen gjithë drejtorëve në sistemin shëndetësor. Shehu ironizon Ramën duke thënë se kryeministri nuk ka çfarë t’i bëjë gomarit dhe i bie samarit. Ai vijon më tej duke theksuar se shfaqja e djeshme e Ramës ishte një vaki për reformën e dështuar në shëndetësi, ndërsa të pranishmit në sallë që pranuan në heshtje çdo ofendim dhe denigrim të kryeministrit i cilëson si mjeranë.

Statusi i plotë: “Z.RAMA SOT PËR SHËNDETËSINË: “NUK KA ÇFARË T’I BËJË GOMARIT DHE I BIE SAMARIT”! “Gomari” është reforma në shëndetësi e nisur nga Rilindja katër vite më parë nën devizen “Shëndetësi Falas”, politizim ekstrem i sistemit dhe i drejtuesëve të tij, varfëri e tejskajshme e shëndetësisë sonë, denigrimi i mjekëve e i personelit etj.- këto janë shkaqet kryesore të këtij dështimi qiklopik në shëndetësi, të cilin edhe vetë Kryeministri e konfirmoi sot. “Samari” janë këta drejtorë mjeranë të spitaleve që u shkarkuan sot, duke u etiketuar padrejtësisht si shkaktarët e dështimit, kur në të vërtetë janë veçse produkti i politikave dështuese të aplikuara prej vetë Z.Rama. Mjeranë, sepse asnjë nga ata nuk pati kurajon të rebelohet ndaj ofendimit që ju bë; ndoshta duke i quajtur si shkak i dështimit të një sistemi të tërë, ju duk vetja të rëndësishëm për një çast. KËTO ISHIN DISA NGA PERCEPTIMET E MIA PREJ KËSAJ CEREMONIE TË SOTME, QË NGJANTE ME NJË VAKI TË ASAJ REFORME TË DESTINUAR TË VDISTE QË DITËN QË LINDI, PËR VETË ABSURDITETIN E HAPËSIRAT KORRUPTIVE MBI TË CILAT U NDËRTUA”.

 

 

Të tjera reagime/Vasili-Ramës: Pse nuk e shkarkon veten

 

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së Ramës për shkarkimin nga detyra të të gjithë drejtorëve të hipotekave dhe spitaleve. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në 4 vjet Rama me vendimet e tij e çoi shëndetësinë 270 vjet pas

 

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë, për shkarkimin nga detyra të të gjithë drejtorëve të hipotekave dhe spitaleve. Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se në 4 vjet Rama me vendimet e tij e çoi shëndetësinë 270 vjet pas. Ndërsa thekson se fajtori i vetëm i katandisje së shëndetësisë në këtë gjendje, kanë vetëm një përgjegjës dhe ai është kryeministri Rama. “Kryeministri i paditur e çoi 270 vjet pas shëndetësinë sepse: 1. Shpartalloi financimin e shëndetësisë me koncesionet. 2. Centralizoi në Ministrinë e Shëndetësisë të gjithë tenderat. 3. Centralizoi çdo emërim në Ministrinë e Shëndetësisë. 4. Dështoi totalisht me “shëndetësinë falas”. Shkatërroi çdo element të autonomisë spitalore me ndërgjegje të plotë. Tani fajin ia paskan drejtorët, që i zhveshi nga çdo kompetencë. Jo! Fajtori i vetëm është kryeministri, i cili rrënoi shëndetësinë me anti-strategjinë “të shkatërrojmë gjithçka në emër të shëndetësisë falas”, megjithëse në shëndetësi e pati timonin vetë, që nga dita e parë. Po ky kryeministër, pse nuk e shkarkon veten?

Edi Rama një shkollëpak që do të bëj shtet si ‘gomari i La Fontenit’

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ditën e djeshme ka vijuar me sulmet në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Postimi i radhës nga ish-kreu i LSI lidhet me aksionin e paralajmëruar nga Rama për spastrimin e administratës shtetërore. Vasili shkruan në Facebook se Rama është një shkollëpak, që lexon përrallat e La Fontenit dhe përpiqet të shpjegojë gjendjen ku është katandisur vendi dhe shteti nëpërmjet fabulës së tyre. Sipas tij Rama del lart e poshtë nëpër Shqipëri duke thënë se fajin e kanë zyrtarët e administratës për dështimin e tij në reformimin e vendit.

Postimi i Vasilit: “Kryeministri ynë dhe gomari i La Fontenit. Meqë ky shkollëpak që kemi në krye të qeverisë lexon përrallat e La Fontenit dhe meqënëse gjithë fajin që nuk i japin investime në Trieste, që jemi të 149-t si mbështetësit më të dobët të të varfërve e mbështetësit më të mëdhenj të oligarkisë dhe që 60% e qytetarëve duan të ikin nga Shqipëria e ka administrata, ja ç’thotë La Fonteni në një përrallë: Një pronar, që të ruante kopshtin më mirë hoqi rojen dhe mori një gomar. Për gjithë natën gomari e shkatërroi kopshtin. La Fonteni i madh e mbylli përrallën duke thënë: “Nuk ka asnjë faj gomari, por Gomari që vuri gomarin.” Kjo vlen edhe për shkollëpaktin, kryeministrin tonë, që fajin ia paska administrata në këto 4 vjet të vegjetimit të tij”. Rama po zhvillon dëgjesa publike me qytetarët por ka bërë edhe takime me përfaqësues të administratës, ku kanë diskutuar se çfarë duhet të bëhet më mirë.Nard Ndoka ironizon vendimin e Ramës: Që të shpëtojë Shqipëria, Rama të jap dorëheqjen/ Deputeti demokrat, Nard Ndoka, njëherësh kryetar i PDK-së ka ironizuar vendimin e kreut të qeverisë Edi Rama, për të shkarkuar nga detyra të gjithë drejtorët e spitaleve. Me anë të një postimi në Facebook, Ndoka shkruan se Rama pasi i përdori drejtorët në fushatë për të vjedhur vota, tani ju kërkon llogari se çfarë bënë në 4 vite. Sipas Ndokës, e vetmja zgjidhje që Shqipëria të ecë përpara është që Rama të japë dorëheqjen. ‘Rama, mbasi i caktoj të gjithë drejtorëve “parcelat” për vota në fushatë dhe ata blenë vota sa mundën, tashti pas zgjedhjeve po kujtohet, se nuk paskën punuar mirë për katër vite! Mirë do ishte, që Rama ti bente thirrje Edi Ramës, të dorëhiqej, kjo është rruga më e shkurtër dhe produktive për të ardhmen! Reformë mbi të gjitha reformat, “Super Vetting”, shkruan Nard Ndoka.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>