Analiza/Veriu i vendit paralizohet nga dëbora, shteti luan të verbrin dhe refuzon të çojë ndihma

Reshjet e dendura të shiut e gjunjëzuan qeverinë e paaftë të Edi Ramës në vetëm tre ditë dhe treguan se shteti i “Rilindjes” nuk është në gjendje të përballojë situata të rrezikshme, për të cilat mban edhe vetë përgjegjësi. Teksa lumenjtë Vjosa, Seman e Shkumbin u tërhoqën paraditen e djeshme për t’i lënë vendin përllogaritjes së dëmeve të mëdha në Vlorë e Fier, gjendja u përkeqësua me ritme të shpejta në Veri. Në zonat malore si Dukagjini dhe Thethi dëbora dhe acari paralizuan jetën e banorëve, ndërsa nga terreni raportohej për rreth 50 cm dëborë në akset rrugore, që kishin bllokuar mijëra banorë. Fatkeqësisht ‘shteti i benevrekeve’ i kishte humbur gjurmët dhe dora e tij s’dukej asgjëkund në bardhësinë e dëborës që pushtoi zonat malore të Shkodrës, përveç fadromave të bashkisë, të cilat me kapacitetin e tyre iu gjendën pranë sa mundën banorëve. Ditën e djeshme një pjesë e konsiderueshme e zonave të Dukagjinit dhe Shllakut kanë vuajtur edhe mungesën e energjisë elektrike, një problematikë kjo që vijon të mbete e tillë prej 6 ditësh tashmë. Banorët vujanë dhe përballen të vetëm me gjendjen katastrofike, ndërsa shteti as nuk ka denjuar të dërgojë aty fadroma me kripër për të zhbllokuar rrugët, e jo më të mendohet për ndihma në ushqime apo medikamente. “Sot kemi pasur reshje dëbore, tani ka shi. Gjendja nuk është e mirë pasi nuk kemi drita. Është e 6 ditë sot që punojnë në fshatrat e Thethit dhe Dukagjinit. Nuk kemi arritur që të na vijnë dritat. Për momentin jemi komplet të bllokuar edhe nga rruga. Në fshat ka rreth 20 cm borë, kurse sipër lart është rreth 60-70 cm borë”, tha Nard Polia, punonjës i administratës për Ora News. Në zonën e shkodrës kanë qenë të bllokuar përgjatë gjithë ditës, segmentet rrugore Qafë-Thore, rreth 50 cm  dëbore, Selcë – Vermosh, rreth 50 cm dëbore, Shosh-Shale mbi 30 cm dëborë, Qafa Shllak-Qafë Mali, mbi 40cm dëbore.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>