Angazhimi në Nepal, një shembull sesi Japonia mund të kontribuojë aktivisht për paqen

japonia 1

 

 

E ndërsa parlamenti i Japonisë është përfshirë në një debat mbi paketën legjislative në fushën e sigurisë, të gjithë pyesin sesi ndryshimet legjislative do t’u mundësojnë forcave të vetëmbrojtjes të luajnë një rol më aktiv në një situatë që mund të kërkojë përdorimin e forcës. Ndërkohë që debati pa dyshim është i rëndësishëm, angazhimi i Japonisë në Nepalin e goditur nga tërmetet meritojnë vëmendje të madhe, pasi dëshmon angazhimin e palëkundur të Japonisë për të luajtur një kontribut aktiv për paqen.

 

 

Më 25 prill, Nepali u godit nga një termet me magnitudë 7.8 ballë. Në më pak se një muaj më vonë, një tjetër tërmet me magnitudë 7.3 goditi këtë vend më 12 maj, e shoqëruar me tronditje të mëpasshme. Të dielën, më 17 maj, Ministria e Brendshme e Nepalit konfirmoi vdekjen e të paktën 8.583 personave, duke e bërë këtë katastrofën më të rëndë në historinë e Nepalit. E ndërsa vazhdojnë operacionet e shpëtimit, numri i jetëve të humbura do të rritet.

Pas tërmetit të parë, Japonia ishte një nga vendet që iu afrua më shpejt me ndihma Nepalit. Si fillim, Tokio deklaroi se do të ofronte $14 milionë në formën e grandit.

Japonia ka qenë gjithmonë e shpejtë në dhënien e donacioneve, e kjo për shkak të përvojës së saj me katastrofat natyrore. Por, këtë herë, ne po shohim një qasje mbarëqeveritare të Japonisë në dhënien asistencave për emergjencat ndërkombëtare, duke materializuar kështu rolin e ri që Japonia synon të marrë si “kontribuuese aktive për paqen”.

 

Qeveria japoneze ka tre mjete kryesore për asistencat ndaj emergjencave: dërgimi i skuadrës së Asistencës Japoneze për Katastrofat (JDR-së), furnizime me të mira materiale dhe ndihma në formë grandi. Në rastin e Nepalit, koha e dërgimit të skuadrës është me rëndësi të përmendet. Vënia në zbatim të operacioneve të shpëtimit brenda 72 orëve pas një katastrofe të përmasave kaq të mëdha konsiderohet thelbësor për dhënien e asistencës. Japonia arriti të dërgonte dy skuadra nga JDR – njëra e fokusuar në kërkim-shpëtim dhe tjetra për mbështetje mjekësore –në Nepal brenda 48 orëve pas tërmetit të parë të madh. Forcat e Vetëmbrojtjes Japoneze mbërritën ditën tjetër për të ofruar asistencë mjekësore dhe asistencë shpëtimi nëpërmjet ajrit.

Qëkur fatkeqësia goditi Nepalin muajin e kaluar, skuadrat e JDR-së janë angazhuar në aktivitete asistimi si mëposhtë:

Kërkim-shpëtimi: Një agjenci gjithëpërfshirës kërkim-shpëtimi e përbërë nga një skuadër që numëron 70 vetë nga Ministria e Jashtme e Japonisë, Agjencia e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Japonisë JICA, Agjencia e Policisë Kombëtare, Agjencia e Menaxhimit të Katastrofave dhe të Zjarrit dhe Garda Bregdetare e Japonisë u dërgua më 26 prill. Skuadra e përfundoi misionin e tyre dhe u rikthye në Japoni pas 2 javëve.

Mjekësore: Skuadra e parë me një personel mjekësor prej 46 vetash nga të gjitha agjencitë qeveritare japoneze, u dërgua më 27 prill për rreth 2 javë. Skuadra e dytë me një personel prej 35 vetash u dërgua më 7 maj.

Operacionet e asistencës nga Forcat e Vetëmbrojtjes Japoneze: Fill pas dërgimit të një skuadre të vogël për vlerësimin e dëmeve me një personel prej 20 mjekësh të Forcës së Vetëmbrojtjes më 28 prill, u dërgua një personel prej rreth 100 vetash. Forcat e Vetëmbrojtjes së Japonisë janë angazhuar në operacione shpëtimi dhe asistence nga ajri. Sot, skuadra e mbështetjes mjekësore JDR dhe Forcat e Vetëmbrojtjes vazhdojnë të jenë të angazhuara në Nepal

E ndërsa, parlamenti i Japonisë është përfshirë në një debat mbi paketën legjislative në fushën e sigurisë, të gjithë pyesin sesi ndryshimet legjislative do t’u mundësojnë Forcave të Vetëmbrojtjes të luajnë një rol më aktiv në një situatë që mund të kërkojë përdorimin e forcës. Ndërkohë që debati pa dyshim është i rëndësishëm, angazhimi i Japonisë në Nepalin e goditur nga tërmetet meritojnë vëmendje të madhe, pasi dëshmon angazhimin e palëkundur të Japonisë për të luajtur një kontribut aktiv për paqen.