Apeli i Berishës: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në vend

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për situatën e përmbytjeve në vend. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se ndihma e ofruar ndaj qytetarëve është minimaliste dhe për këtë arsye duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Por sipas Berishës, Kryeministri Edi Rama nuk e shpall këtë gjendje për të shmangur detyrimet ndaj qytetarëve

Përmbytjet/LSI thirrje Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme, koha nuk pret

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për situatën e përmbytjeve në vend. Në një postim në Facebook, Berisha thotë se ndihma e ofruar ndaj qytetarëve është minimaliste dhe për këtë arsye duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Por sipas Berishës, Kryeministri Edi Rama nuk e shpall këtë gjendje për të shmangur detyrimet ndaj qytetarëve. Ish-Kryeministri i ka bërë thirrje Presidentit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Statusi në Facebook: Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme për të përballuar një situatë që edhe mund të bëhet katastrofale! Të dashur miq, Shqipëria në tërësi, që nga dje mbasdite ndodhet nën një mot dhe përmbytje brutale tejet kërcënuese për jetët e njerëzve dhe pasuritë e tyre. Deri tani nuk ka patur viktima por dëme të mëdha materiale, dhe ndihma ndaj popullatës së kërcënuar është minimale. Të dhënat sinoptike për orët që vijnë nuk janë premtuese. Në këto kushte është e domosdoshme shpallja menjëherë e gjendjes së jashtëzakonshme në shkallë vendi dhe mobilizimi i të gjitha potencialeve në ndihmë të zonave dhe komuniteteve më në rrezik. Gjendja e jashtëzakonshme ka ligjin, i cili përcakton qartë detyrimet e shtetit në situata të tilla ndaj zonave të prekura nga katastrofat natyrore. Edi Rama nuk e merr këtë vendim vetëm e vetëm për të shmangur detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve. Mos shpallja e gjendjes së emergjencës, është një akt i papërgjegjshëm antikushtetues i Noriegës! Ftoj Presidentin e Republikës, që në një situatë të tillë papërgjegjshmërie të kreut të ekzekutivit të konsiderojë edhe thirrjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, shkruan Berisha.

Përmbytjet/LSI thirrje Ramës: Shpall gjendjen e jashtëzakonshme, koha nuk pret

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një mesazh në facebook i ka bërë thirrje Edi Ramës që të shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas përmbytjeve masive në vend. Vasili pyet se pse qeveria pret ende, në një kohë që Shqipëria po përballet me situatën e vështirë. “Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ç’pret akoma qeveria? Shqipëria po përballet me një situatë shumë të rëndë në të gjithë territorin  e vendit me rreziqe shumë të mëdha për pronën dhe shëndetin e qytetarëve. Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Çfarë pret” Situata rëndohet orë pas ore. Kryeministri duhet të jetë në ballë të shtabit të emergjencës dhe të marrë e të ushtrojë përgjegjësitë e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, që nga zyra e deri në drejtimin në terren. Kryeministri nuk mund të jetë komentator. Të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme. Koha nuk pret. Mijëra qytetarë presin dorën dhe mbështetjen e shtetit”, shkruan Vasili.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>