Apeli: “Ndaloni dhunën ndaj të rinjve në Shkodër, do e pësoni si etërit tuaj”

Deputeti i Shkodrës Bardh Spahia denoncon përpjekjet e Policisë së Shkodrës për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën antiqeveritare të dy ditëve më parë. Në një postim në facebook, deputeti Spahia u bën apel Ramës, Xhafajt dhe drejtuesve të policisë vendore që të ndalojnë provokimet ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj

 

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia denoncoi përpjekjet e Policisë së Shkodrës për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve në protestën e djeshme antiqeveritare. Spahia në një postim në facebook i bën apel Ramës, Xhafajt dhe drejtueseve të policisë Shkodër që të ndalojnë provokimet ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.  “I bëj thirrje Edvinit, Fatmirit, Hakiut që ka humbur bashke me Sajmirin dhe drejtuesve të policisë të Shkodrës, të ndalojnë urgjentisht provokimet ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj.”- tha deputeti Spahiu. Spahia i kërkoi policisë të fokusohet tek lufta kundër krimit, drogës dhe  trafiqeve të ndryshme, që fatkeqësisht, në shumë prej rasteve,  Bardh Spahia tha se drejtohen dhe kontrollohen pikërisht nga drejtues të lartë të policisë. “Do të ishte më mirë që policia të merrej me gjetjen dhe kapjen e atyre oficerëve të lartë të policisë të implikuar direkt në kultivimin dhe trafikun e drogës,por edhe shumë të tjerëve që kanë lidhje me krimin e organizuar. I bëj thirrje drejtuesve të policisë Shkodër dhe gjithë strukturës së policisë, të rrinë larg provokimeve dhe kërcënimeve politike.”-  tha Bardh Spahia. “Shpirtin e lirë, fjalën e lirë të shkodraneve nuk e ka mposhtë dot as diktatura më e egër në botë ajo e baballarëve tuaj, mos e provoni edhe ju se do “thyeni hundët”.- shkruan deputeti Spahia ne Facebook. Bardh Spahia tha se kërcënimet dhe tentativat e policisë për të intimiduar protestuesit e djeshëm nuk trembin askënd. Përkundrazi ato do të marrin reagimin e qytetareve shkodranë, të cilëve po ju mbaron durimi.  Hiqni dore nga provokimet sepse do te konsiderohen te pa tolerueshme, pasojat mund te jene shume te renda dhe përgjegjësia do jete komplet e juaja.”-ishte thirrja e deputetit Spahia për drejtuesit e Policisë se Shkodrës!

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>