Arritja e 100 ditëve të “Rama 2” prerja e palmave në superstradën Tiranë-Durrës, ja pse është skandal

lefter

Një ndër “arritjet” Qeverisë “Rama 2” në 100 ditët e para të saj është prerja e palmave në superstradën Tiranë-Durrës.

Mbjellja e këtyre palmave ishte pjesë një ndër tre projekteve fasadë miliona eurosh te prezantuara nga kryeministri si hyrja europiane për Tiranën, gjatë mandatit qeverisë 2013 -2017. Qeveria Rama1 arriti të realizojë në kundërshtim me çdo rregull tre kontrata të mbivendosura dhe pa standarde në këtë segment rrugor.

  1. Riveshje me asfalt e këtij segmenti, sistemimi i kanaleve anësore.
  2. Gjelbërimi i këtij segmenti.
  3. Sinjalistika horizontale dhe vertikale.

Pas përfundimit të këtyre investimeve sot qytetarët kanë një rrugë me standarde më të ulëta nga më parë. Kanale kulluese që nuk funksionojnë, u rivendosën trafikndarëse me një lartësi më të ulët se standardet, gjysmë sferat e betonit të vendosura në të dyja anët e rrugës në kundërshtim me çdo standard, të cilat janë burim aksidenti tashmë e provuar dhe e faktuar nga dhjetëra aksidente të ndodhura deri tani.

Të gjitha këto investime me mbi 5 milion dollarë janë taksat që i merren qytetarëve dhe përdoren sipas shijeve të qeveritarëve.

Për më tepër në vend të këtyre palmave Bashkia e Tiranës do të mbjellë pisha.

Përfitoj nga rasti ti bëj thirrje kryetarit të Bashkisë që të tërhiqet nga ky projekt në mënyrë që nesër prerja e pishave mos jetë suksesi i radhës, pasi shumë shpejt do të zbatohet projekti i zgjerimit te Autostradës Tiranë- Durrës, zgjerim i cili është planifikuar që në vitin 2010 dhe sot ka një projekt zbatimi të përfunduar gati për të filluar nga zbatimi. Është koha për qytetarët jo për qeveritarët.

Autori është kreu i PD, dega nr.7 Tiranë, ish Drejtues i Autoritetit të Lartë Rrugor Shqiptar

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>