Arritja e Marrëveshjes/Partia Agrare Ambientaliste tërheq animimin në Kolegjin Zgjedhor

photo

Ndërkohë arritja e marrëveshjes politike mes kryeministrit Rama dhe krye opozitarit Basha dha efektet e para, paraditen e djeshme, kur Partia Agrare Ambientaliste u tërhoq nga ankimimi në Kolegjin Zgjedhor për shpalljen të pavlefshme të listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë, duke ia lënë kështu në dorë fatin e datës së zgjedhjeve marrëveshjes së arritur mbi paketën McAllister+. Në këtë marrëveshje palët shprehin gjithashtu mirënjohjen dhe falenderimin për kontributin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian kanë dhënë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri si dhe në mënyrë të veçantë, për zgjidhjen e situatës politike për zgjedhjet e vitit 2017. “Palët konfirmojnë vullnetin e tyre për dialog të drejtpërdrejtë si shprehje e domosdoshmërisë për një nivel të ri të dialogut politik në vend. Në këtë kuadër, palët angazhohen për institucionalizimin e dialogut mes kryetarit të mazhorancës dhe kryetarit të opozitës. Angazhimi i palëve për zgjedhje me standarde demokratike do të jetë pjesë thelbësore e kontributit të përbashkët dhe të vazhdueshëm të palëve në kuadër të çeljes së negociatave dhe përparimit të vendit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në këtë marrëveshje.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>