Arsimi, Shëndetësia, Policia pa paga, Rama me bandat gllabërojnë buxhetin e shtetit

images

Në këto ditë të ftohta dimri qytetarët janë përballur,  përveçse me problematikat e rënda për shkak të uljeve të temperaturave në të gjithë vendin, edhe me vështirësitë ekonomike.

Situata e rëndë dhe jashtë kontrollit ka detyruar qeverinë të marrë masa të dëshpëruara duke vazhduar me mbylljen e shkollave dhe duke ngritur shtabin e emergjencave i cili duket se nuk po arrin të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në vend. Ngërçet e qeverisë Rama po japin pasojat e tyre, në këto ditë dimri ngrica ka kapur jo vetëm efikasitetin e instancave shtetërore, por edhe mungesës së pagesave në institucione të ndryshme. Të pa shqetësuar dhe në gjumin e tyre letargjik dimëror, askush nuk mban përgjegjësi për rrogat e arsimtarëve, policisë, shëndetësisë, si në rastin e infermierëve në qytetin e Shkodrës, të cilët jo vetëm nuk morën rrogë të 13-të por nuk kanë marrë as pagesat për këtë vit. Spekulimi paraelektoral për rritjen e pagave me synimin për të fituar kredibilitet politik për reformat zgjedhore, falimenton që në fillimi të vitit duke qenë se qeveria Rama mban pezull dhe nuk arrin të paguajë dot punonjësit e vet. Atëherë ku do ti gjejë këto para për të rritur rrogat ndërkohë që nuk paguan dot rrogat e prapambetura? E njëjta situatë e rëndë po ndodh në Uzinën e Përpunimit të naftës në Fier ku 150 punonjës, që punojnë në kushte të vështira dhe me tre turne, nuk kanë marrë pagat prej muajsh. Edhe pas protestave para festave të fundvitit, punonjësit i kanë kaluar ato festa nën kërcënimin e menaxherëve. Ata kanë pohuar se uzina është në duart e mafies, kanë frikë kujt ti ankohen, sindikatat që duhet të mbrojnë të drejtat e tyre nuk ekzistojnë dhe ata nuk munden as të protestojnë. Nuk flasim për dilemat që gjerësisht shqetësojnë Ramën me langojtë e tij, se c’ farë makine luksoze të blejnë apo ku ti kalojnë pushimet, jo, flasim për familje që ju mohet buka e gojës, për familje në varfëri ekstreme, për fëmijë që nuk jetojnë fëmijërinë por janë izoluar psikologjikisht nga varfëria e madhe…Flasim për familje që zëri i tyre është i shtypur dhe i prangosur, e vetmja mënyrë shprese mbetet denoncimi anonim në një portal on –line, ku ish Kryeministri Sali Berisha i ka denoncuar këto raste duke i publikuar mesazhet e qytetarëve të dëshpëruar dhe pa rrugëzgjidhje. Ai është shprehur se kjo qeveri ka falimentuar, nuk i ka paguar rrogat policisë, arsimit, shëndetësisë, Rama dhe Besniku i partisë shfrytëzon si skllevër  punëtorët e Uzinës së përpunimit të naftës në Fier, të cilët prej tre muajsh nuk u japin rrogat. Tashmë janë të ditës denoncimet e qytetarëve për problematikat e ndryshme duke gjetur mbështetje tek Ish Kryeministri i Shqiptarëve Sali Berisha. Nën hijen e këtij sistemi komunist janë rikthyer denoncimet pa emër, identitetet e tyre mbeten “anonim”, në një vend ku mbizotëron frika e fjalës së lirë, frika e publikimit të problemeve pasi rreziku diktatorial i Ramës ndjehet kudo, i gatshëm të “ngjyrosë” menjëherë realitetin e vrazhdë bardh e zi, ku rrjeti kriminal mafioz ka në dorë fatet e familjeve shqiptare. Këto nuk janë rastet e vetme që administratës shtetërore dhe jo vetëm, ju vonohet rroga, në kushtet kur dhe situata në buxhetin e shtetit ka qenë tepër e vështirë. Përveç ezaurimit të nivelit të përcaktuar në buxhet për të marrë borxh, financat shqiptare kanë treguesit buxhetore më të këqij në 10 vitet e fundit për sa i përket edhe mbledhjes së të ardhurave. Fondi mesatar i pagave për një muaj shkon në 60 milion dollarë, ndërkohë që numri i punonjësve në administratë është rreth 87 mijë. Shteti nuk ka para. Shteti nuk ka më para dhe politika fiskale e qeverisë së Ramës tanimë ka vetëm për qëllim të fitojë zgjedhjet, ndërkohë që dëgjohen  vetëm justifikime. Nuk është e nevojshme të jesh ekspert financash për të kuptuar se këto justifikime qesharake, janë thjesht tentativa për të fituar kohë e për të fshehur një të vërtetë që tanimë po e mësojnë në kurriz të tyre qytetarët.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>