Korçë, mbëmje artistike me “Ëndërrimet” e Naim Frashërit

E Enjte, 07 June 2018 10:47

Artistët më të njohur u bënë bashkë në Korçë në një prej veprave më të njohura të Naim Frashërit. Këtë herë “Ëndërrimet” erdhi nën interpretimin e aktorëve Margarita Xhepa, Dhimitër Orgocka, Gulielm Radoja, Rajmonda Bulku, Zamira Kita dhe Kristan Koroveshi, regjisor i shfaqjes. Një mbrëmje ndryshe artistike, një shfaqje që këtë herë që solli krijimtarinë e Naim Frahërit në Pazarin e Korçës. Interpretimet e artistëve të njohur për publikun u shoqëruan me notat muzikore në violonçel nga Lida Radoja. Regjisor dhe interpretues në vepër Kristian Koroveshi tregon se e zgjodhi veprën e Naim Frashërit për frymën mistike të saj. “Zgjodhëm veprën “Ëndërrimet” shkruar nga Naim Frashëri e para për frymën mistike të saj. Flet për dashurinë, njeriun, jetën, zotin, vepra flet për natyrën, flet për të gjitha gjërat që e bëjnë njeriun si qenie të botës dhe e veshin tërësisht atë. Nuk e lënë as dashnor, as besimtar, por e bëjnë figurën e përgjithshme të njeriut. Ky vepër është ribotim i fondacionit Shirazi. Shkrimi origjinal i Naim Frashërit për herë të parë është shkruar në persisht”, tregon regjisori. Këtë herë vepra e Naim Frashërit bëri bashkë aktorë të njohur të teatrit, emra të vlerësuar dhe të duartrokitur shumë nga publiku, ku e njëjta situatë u përcoll në Korçë. Jo në një skenë teatri, por një shfaqje që u prezantua me artistët në Pazarin e Korçës. Naim Frashëri i përfshirë nga kultura perse dhe vargjet sufi të Saadiut, Hafezit, shkroi dhe botoi qindra vargje në persisht, duke ndjekur traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer më 1884 vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (osmanisht e tejshkruar Fusuli erbea). Më tej shkroi dhe botoi më 1885 vëllimin poetik "Ëndërrimet" (persisht Tehajjulat). Libri “Tehajjulat”, ose siç ka ardhur në shqip me titullin “Ëndërrimet”, është vepra që ka ndriçuar prirjet shpirtërore të Naim Frashërit, sepse secila poezi është ngjizur ose me një lëndë moralistike, ose mbi bazën e misticizmit, ose mbi të vërtetën e krijimit të botës e të jetës, ku të gjitha kanë një bosht të përbashkët, i cili është qëllimi për ta çuar njeriun drejt përsosmërisë së plotë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Sport

Gati rikthimi i “bishës”, Zlatan Ibrahimovic drejt Europës

Ish-lojtari i Kombëtares së Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, duket se do të përfundojë shpejt aventurën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suedezi luan me skuadrën e Los Angeles Galaxy, ku në muajin...

Çmenduri, çmimet e frutave e perimeve në Shqipëri shkojnë në stratosferë

Aktualitet

Çmenduri, çmimet e frutave e perimeve në Shqipëri shkojnë në stratosferë

Me të njëjtën sasi parash, këtë vit del me më pak “trasta” në duar nga dyqanet e fruta-perimeve. Çdokush mund ta ketë vënë re se shpenzimet për të konsumuar perimet e...

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Aktualitet

24 dhe 25 shtator në Durrës e Shijak do ketë ndërprerje të energjisë elektrike

Për shkak të remontit të OST në linjat 110kV Rrashbull-Sallmone, Rrashbull – Spitallë, në datat 24-25 shtator do të ketë kufizime energjie në disa zona në Durrës e Shijak, njoftoi...