Robert Budina: Qeveria nuk duhet ta shëmbë godinën e teatrit, duhet më shumë respekt për artin

Tuesday, 10 Prill 2018 15:50

Afera e Ramës me Teatrin Kombëtar vijon të jetë një ccështje që e shqetëson më së shumti opinionin publik dhe në veccanti artistët.  I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24, regjisori Robert Budina ka folur për projektin e Teatrit Kombëtar të prezantuar ditën e djeshme nga artistët. Budina insistoi që godina e aktuale e teatrit nuk duhet të shembet.

“Projekti i prezantuar nga ne është një projekt dinjitoz nga ana e jashtme. Qeveria tha se nuk ka projekt, por pas presionit doli se kishte një projekt. Rama prezantoi vetë projektin dhe nuk la asnjë të fliste. Duhet të bëhet konkurs i hapur për Teatrin e Ri. Meqë nuk u dha asnjë sqarim nga qeveria, artistët ftuan një arkitekt dhe paraqiti në mënyrë te detajuar si do jetë Teatri i ri. Thelbi është që të mos shembet ai teatër, por të ruhen vlerat që mbart. Po të duan të ndërtojnë teatër të ri në vend tjetër le ta ndërtojnë, por ajo godinë duhet të ruhet”- tha Budina.

Regjisori tha se artistët nuk kanë pasur takime me ministrinë e Kulturës dhe sipas tij nuk ka transparencë nga qeveria dhe ministria për çështjen e teatrit.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Politikë

Basha: Ditmir Bushati është në përgjimet me bandën e Bajrajve

Ditët e fundit Policia e Shtetit ka vënë në pranga bandën e Bajrajve, që ishte akuzuar shpesh nga opozita si një bandë kriminale që ka marrë kontrollin e Shkodrës dhe...

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Sport

Modriç mposht sërish Ronaldon, lojtari më i mirë i vitit

Në mbrëmjen gala të zhvilluar të hënën në Londër, Luka Modric ka mposhtur sërish Cristiano Ronaldon, duke u shpallur futbollisti i vitit edhe nga FIFA, ndërsa pak ditë më parë...

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Aktualitet

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës...