Dasma historike e kombit shqiptar rikthehet në kalanë e Kaninës

E Enjte, 12 Prill 2018 18:32

Artisti Fate Velaj realizon ëndrrën e tij të vjetër, organizimin për herë të parë në histori të “Dasmës së Skënderbeut”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë.

Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë.

Fate Velaj u shpreh se ”kjo është hera e parë që realizohet ”Dasma e Skënderbeut” në mënyrën si është festuar në atë kohë. Do të realizohet një altar në kalanë e Kaninës ku mendohet të jetë martuar me Donikën”.

“Personazhi që do të sjellë Skënderbeun do jetë i veshur njësoj dhe me përkrenaren pra për ta sjell këtë dasmë sa më origjinale, duke realizuar të gjitha ritet e traditës siç mendohet ti ketë bërë dhe Skënderbeu në dasmën e tij. Gjithashtu personazhe të tjerë do të jenë pjesëmarrës të cilët do të japin idenë e të ftuarve të shumtë që kanë qenë të pranishëm në dasmën e Heroi tonë Kombëtar”, thotë Velaj duke zbuluar detaje nga ky event artistik kaq i veçantë.

”Kjo është hera e parë që realizohet një event i tillë e shpresojmë që të realizohet çdo vit. Në fund të aktivitetit do të mbillet një pemë ulliri në përkujtim të Skënderbeut në Kaninën në të cilën ai lidhi jetën me Donikën e që sipas gojëdhënave, dasma ka zgjatur tre ditë, e ku mbas festimeve të Kaninës, do të nisemi për te Manastiri i Ardenicës, aty ku Skënderbeu dhe Donika kurorëzuan martesën e tyre në kishë”, u shpreh Velaj.

Ky aktivitet do të zhvillohet më datë 22 prill në kështjellën e Kaninës dhe vjen falë bashkëpunimit të Shoqatës Patriotike “Kanina” ,me Lëvizjen “Foleja Kombëtare Shqiptare” dhe Bashkinë e Vlorës, duke sjellë për herë të parë një aktivitet me këto lloj përmasash ku festimeve do i bashkohen dhe grupi polifonik i Kaninës, ansambli i këngëve dhe valleve të Vlorës si dhe miq e dashamirës nga trevat shqiptare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Aktualitet

Vuçiq: Kemi përkrahjen e Kinës për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Pekin ka theksuar se Serbia e ka përkrahjen e plotë të Kinës lidhur me çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net. “Ne përkrahim politikën e një...

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Aktualitet

Menaxhimi i mbetjeve, tarifat e qytetarëve do të rriten

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nismave të ndërmarra në lidhje me investimet në sektor. Një studim i fundit i publikuar nga...

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Politikë

Qeveria në mandatin e dytë nuk kishte çështjen çame, por timon e tepsi

Shpëtim Idrizi, në një intervistë në Top Show, sqaroi pse PDIU-ja vendosi që të kalojë në opozitë. Por, përpara se të zbulonte pse u largua, Idrizi rikujtoi arsyen pse u bashkua...