Suksesi i radhës për Ermal Metën

Saturday, 31 Mars 2018 12:07

Kënga fituese e San Remos “Non mi avete fatto niente” që bëri të famshëm Ermal Metën në Europë, së bashku me Fabrizio Moron, do jetë kënga që do përfaqësoj Italinë në Eurovision.

 

Meta arriti që të fitonte zemrat e italianëve këtë herë jo vetëm me muzikën e tij të mrekullueshme, por edhe me historinë e jetës.

 

Në statusin e bërë publik, Ermali tregon një tjetër arritje në karrierën e tij, ai do të nderohet nga kryebashkiaku i qytetit të Barit me çelësin e qytetit.

 

“Ishte viti 1994 dhe isha 13 vjeç, erdha në një qytet që nuk e njihja. Kam takuar njerëz që nuk i kisha parë kurrë më parë dhe dëgjoja një gjuhë që nuk e flisja. “Mos merr ndonjë hap të gabuar”,- i thosha vetes, gjithmonë shikoja këmbët e mia, dhe isha i kujdesshëm ku i vendosja. Mësova një gjuhë që nuk e dija dhe ngadalë fytyrat e të huajve u bënë miq. Qoshet e qytetit u bënë gjithnjë e më të njohura. Flisja pak, por ndjeja shumë.

 

Unë ecja duke parë këmbët e mia, e më dukej sikur në asfalt pasqyrohej qielli dhe vazhdimisht mendoja “çfarë do të bëhet me mua”?

 

Atëherë hapat e mi një ditë u ndalën në dërrasat e drunjta dhe ngrita vështrimin. Isha në një skenë dhe dëgjova se ishte e vetmja gjë që doja të bëja, ky ishte i vetmi vend ku doja të isha.

 

E dija çfarë do të ndodhte me mua , kështu që fillova të fluturoja lart. Pas gjithë këtyre viteve qyteti i Barit më jep çelësat e tij dhe ndihem i nderuar dhe mirënjohës për t’i marrë ato.

 

Ata nuk hapin dyer, por kujtimet e mia më të thella. Faleminderit shumë”, – ka shkruar këngëtari shqiptar, Ermal Meta.

Modifikuar më Saturday, 14 Prill 2018 12:54

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Aktualitet

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi...

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Aktualitet

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore...