Netët Korçare të Poezisë , mblidhen 30 autorë nga rajoni

Hënë, 11 June 2018 16:45

“Netët Korçare të Poezisë” bashkuan 30 poetë nga Shqipëria dhe vendet e rajonit. Pas dy mbrëmjeve poetike, ku janë prezantuar krijimet e poetëve të njohur ballkanas, poeti dhe publicisti i njohur Luan Rama ka fituar çmimin “Kurora e Poezisë”. Poezia fituese “Nuk të kujtohet?” i kushtohet një prej personazheve më të njohura të politikës në vitet e pas luftës, Tuk Jakovës, por poeti e aktualizon atë duke sjellë në vëmendje një fenomen social.

“Në netët e ardhshme të ‘Poezisë Korçare’ të jetë një poezi më sociale. Të jetë një poezi që të prekë temat sociale”, u shpreh Jorida Tollkuci. Edicioni i radhës i “Netëve Korçare të poezisë” do të marrë emrin e poetit korçar Skënder Rusi. “‘Netët Korçare të Poezisë’ që kanë rrugëtuar në një periudhë 22-vjeçare në qytetin e Korçës duke afirmuar Kulturën, e kthen Korçën në qendrën e lirikës korçare. ‘Netët Korçare të Poezisë’ do të kenë një emër dhe ai është simboli i lirikës korçare, Skënder Rusi”, u shpreh Jorida Tollkuci. Krijimet janë recituar nga vetë poetët në në parkun e qytetit të Korçës duke sjellë një atmosferë të veçantë. Aktiviteti ka marrë një dimension më të gjerë edhe për poetët nga diaspora, të cilët e shohin si një vendtakim për krijuesit.

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 18:01

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Sport

Liga e Kombeve, të gjitha rezultatet sot

Kanë përfunduar sfidat e programuara për ditën e sotme në Ligën e Kombeve dhe rezultatet surprizë nuk kanë munguar. Uellsi është mposhtur në shtëpi nga skuadra e Danimarkës, e cila...

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Globi

Kim i pranishëm në testimin e një arme të teknologjisë së lartë

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka mbikëqyrur testin e një arme taktike të teknologjisë së lartë në një qendër mbrojtëse, sipas medias shtetërore e Phenianit. Ajo shtoi se...

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Sport

Miqësorja/ Shpresat mundin Maltën pa shumë problem

Kombëtarja e Shqipërisë U 21 mundi me rezultatin 2-0 Maltën në një ndeshje miqësore të luajtur në stadiumin “Selman Stermasi” në kryeqytet. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Alban...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!