"Femra nuk është Karrige "

E mërkurë, 13 June 2018 20:36

Nga Fjori Hysa

 

"Ju them te uleni, uluni mbi mua...rehatohuni,qetësohuni,perkëdheluni,puthuni,shtrëngohuni,ne dashuri kafshërohuni..."

" Të më thyhen brinjët,kockat të më bëhen dru,ky legen të marrë fund e të mos ankohet nga shtrëngimi i dashurisë suaj,nuk do të shikoj e dëgjoj asgjë..."

"Prit,mos u kthe,lakuriq do të mbetem nëse nuk do më blesh një palë rroba te hajrit."

"E njoh nderin po aq sa ju,dua si ju,kam trup si tuajin(dy duar,dy kembë,një legen,një kraharor me më pak brinjë,diku marr frymë edhe me të thyera, një kokë e një shpatull që ju puth e ju përqafon në mbështetjen tuaj.

" Nuk di të them; "Sa më Duan." Lutem kur më perdorni; "Mos me Përdhunoni." Si njëri- tjetrin të më doni.

Ju njerëz,ngrini zërin,dorën,nganjëherë edhe të dyja,kam parë të ngrihen me tërë forcën e trupit e të thonë :'Stop'.

Në mua ulet kushdo, e unë s'po ju ndaloj,sepse dua edhe unë të njoh dashurinë e të them: "Uau, e provova atë ndjesi!" Jam romantike? "Kam dashuruar edhe në shi !"

"Kur ai që unë e lejoj të qëndrojë mbi mua,i dehur, vjen e më shkelmon,më thyen si një gjë e pavlerë."

"Cfarë ekziston dhe është e pavlerë?" Ateherë, 'strukem poshtë',sikur te fshihem syresh dhe i pëshpëris vetes... :

"Ndryshomëni emrin, Asnjë Femër nuk meriton të poshtërohet."

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!