Neritan Liçaj mbyll xhirimet filmi shqiptaro-amerikan “Nan”

E Enjte, 14 June 2018 10:24

Aktori i mirënjohur I TK, Neritan Liçaj i shton një tjetër rol karrierës së tij kinematografike. Pas premierës së filmit “Procedurat”, Liçaj sapo ka mbyllur xhirimet e filmit të ri, “Nan”.

Filmi artistik “Nan” me skenar dhe regji nga Val Jashari sjell një histori të vërtetë. Për filmin janë zhvilluar xhirimet në Dardhë të Korçës, një projekt kinematografik që ka bërë bashkë aktorë shqiptarë, por dhe nga Amerika. Këtë herë filmi ka sjell në role dhe aktorë të njohur nga Shqipëria dhe është vlerësuar prej tyre. Këtë herë ky bashkëpunim me regjisoren Val Jashari me origjinë nga Kosova por që jeton në Amerikë ka rëndësinë e tij. Aktorë të huaj në film, por këtë herë në projektin kinematografik “Nan” është dhe aktori Neritan Liçaj dhe Adrian Pepi. Filmi trajton një histori të vërtetë dhe ngjarjet e tij zhvillohen në luginën e Preshevës. Por vendi i xhirimit siç tregon aktori pjesëmarrës në këtë film Neritan Liçaj ka qenë Dardha e Korçës, sepse ishte dhe fshati që i përshtatej më shumë ngjarjes. “Këtë herë unë isha i angazhuar në filmi artisk me titull “Nan” me skenar dhe regji nga regjisorja kosovare Val Jashari. Një projekt që më ka pëlqyer dhe që ka qenë një eksperiencë e bukur. Ne kemi qenë në zonën e Korçës. Një film që sjell këtë herë dhe aktorë nga Amerika, që janë pjesë e filmit. Ne jemi dhe aktorë nga Shqipëria, veç meje është edhe aktori Adrian Pepi nga Korça. Ngjarjet zhvillohen në një fshat në luginën e Preshevës, por u xhirua në Dardhë, sepse ishte fshati që regjisorja zgjodhi pasi i përshtatej shumë mirë asaj që donte ajo të transmetonte me filmin “Nan””, tregon aktori Neritan Liçaj për këtë projekt kinemaje, që ka bërë xhirime në Dardhë të Korçës. Një bashkëpunim që sjell regjisoren Val Jashari në Shqipëri, një emër i njohur dhe e vlerësuar me filmat e saj dhe më parë. Këtë herë me skenar të saj ajo sjell “Nan”, por Val Jashari ka mbaruar shkollë filmi në New York dhe me filmat e saj ka marrë pjesë dhe në festivale të ndryshme filmi.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!