“Love”, një histori dashurie në Tiranë

E Enjte, 14 June 2018 10:33

 Filmi artistik me metrazh të gjatë “Love” me regji nga Dionis Papadhimitri ka përfunduar xhirimet në Tiranë.

Një projekt kinematografik me skenar nga Dionis Papadhimitri dhe Irvin Muçaj, që ka angazhuar në role aktorë të njohur. "Love" është një prodhim i shtëpisë kinematografike Papadhimitri Film Production. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Klajd Papadhimitri bën me dije se filmi sapo ka hyrë në fazën e post produksionit. “Xhirimet e filmit “Love” janë bërë në Tiranë. Filmi është në fazën post produksion dhe pritet te dalë në kinema në muajin dhjetor të këtij viti. Në role janë aktorët  si Genti Kame, Gent Hazizi, Gentian Zenelaj, Herion Mustafaraj, Luli Bitri, Rozi Kostani, Olta Gixhari dhe Sara Kolami”, pohon producenti Klajd Papadhimitri për filmin “Love”, që mbaroi së xhiruari këto ditë në Tiranë. Ky nuk është projekti i parë që bën bashkë dy vëllezërit, por këtë herë ata janë angazhuar me një tjetër film artistik që me financim të QKK pritet të jetë dhe një nga premierat e dhjetorit në Tiranë. Në këtë film publiku gjen emra aktorësh të njohur, të vlerësuar për jetën e tyre artistike me filmin dhe teatrin. Por këtë herë regjisori Dionis Papadhimitri i ka angazhuar në filmin e tij “Love”. Filmi me metrazh të gjatë nga Papadhimitri Production dhe i financuar nga Qendra Kombëtare Kinematografike është i mbështetur si projekt në realizimin e tij edhe nga Bashkia Tiranë. Këtë herë si producent, por më herët si regjisor Klajd Papadhimitri realizoi filmin “I ardhur nga ëndrrat” me skenar nga Vladimir. Një film, i cili bëri bashkë skenaristin e njohur dhe regjisorin Papadhimitri, ku në role janë aktorë të vlerësuar nga publiku me aktivitetin e tyre artistik.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Sociale

Autoritetet amerikane forcojnë luftën ndaj cigares elektronike

Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit Publik në SHBA rekomandoi sot masa “të ashpra” kundër cigareve elektronike, pasi po përdoren masivisht nga të rinjtë duke kërcënuar shëndetin e tyre dhe zhvillimin...

Sport

UEFA hap hetim ndaj klubit të Chelsea

Federata Evropiane e Futbollit ka filluar hetimet lidhur me pretendimet se mbështetësit e ekipit futbollistik Chelsea, kanë përdorur fjalor anti-semit në thirrjet e tyre gjatë ndeshjes në grupin e Ligës...

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Bota Shqiptare

Veseli pas letrës së Trumpit: VV-ja dhe LDK-ja t’i bashkohen dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se letra që Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e dërgoi në adresë të Presidentit Thaçi, është një mesazh i qartë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!