“Dita e Liqenit” në Shkodër , të rinjtë garojnë në sportin e notit

Saturday, 23 June 2018 16:24

Bashkia Shkodër në bashkëpunim me “Water Sports on the Lake”, organizoi sot aktivitetin “Dita e Liqenit”, ku morën pjesë të rinj e të reja duke garuar në sportin e notit, në distancë në disiplinën e shkurtër, si dhe me kanoe.

Dita e Liqenit të Shkodrës, është një ditë e përbashkët e aprovuar nga të dy ministritë e Mjedisit respektove, asaj të Shqipërisë dhe Malit te Zi.

Aktivitete të larmishme, për “Ditën e Liqenit”, të Shkodrës zhvillohen për çdo vit, dhe fokusohen në aktivitete promovuese social-kulturore, sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e kësaj trashëgimie të pasur natyrore të qytetit, si dhe në promovimin e produkteve rajonale dhe bizneseve lokale të Shkodrës.

Me anë të organizimit të këtij aktiviteti, Bashkia synon të ruajë dhe të forcojë këtë traditë me qëllim tërheqjen e vizitorëve dhe ndërgjegjësimin qytetar për vlerat ekoturistike, ekonomike dhe mjedisore të liqenit të Shkodrës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Aktualitet

Sonila Meço i rikthehet ekranit, ja ekrani që ka zgjedhur

Gazetarja Sonila Meço rikthehet përfundimisht në ekran pas një periudhe të gjatë tërheqjeje nga televizioni por kurrsesi nga profesioni i saj dhe kontakti me publikun. Meço është bërë zyrtarisht pjesë e...

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Politikë

BE në Tiranë për të integruar qeverinë apo Shqiperinë? – Vasili ka një pyetje për Soreca-n

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka reaguar pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit në Bruksel pa praninë e opozitës. Ai shkruan se opozita ka qenë nga vitit 2013...

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Aktualitet

Përplaset makina e mbushur me kanabis, humbet jetën transportuesi

Në rrugën rurale që lidh fshatrat Kaçinar- Mirditë – Kaluer në Lezhë, në një terren të theksuar malor, shtetasi T.N. 34 vjeç, banues në Mirditë, duke drejtuar mjetin e tij...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!