Bashkia Shkodër organizon "ZA fest", festivalin dedikuar natyrës dhe muzikës

Tuesday, 17 July 2018 16:26

Bashkia Shkodër nën kujdesin e kryetares, Voltana Ademi, organizon festivalin e parë modern të dedikuar trashëgimisë të Alpeve Shqiptare, ZA Fest. Ky eveniment do të zhvillohet më 20 - 21 - 22 korrik në majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë. Bashkia fton të gjithë të aposionuarit e natyrës, artit, kulturës dhe të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa ditë ndryshe nga të tjerat.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:

Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë, rikthehet në #Theth festivali i parë modern i dedikuar trashgimisë të Alpeve Shqiptare, ZA Fest

Në edicionin e tij të dytë, për dy netë dhe tre ditë radhazi, më 20 - 21 - 22 korrik, ZÂ Fest risjell në Theth muzikën më të mirë shqip, por këtë radhë duke zgjeruar akoma më shumë diapazonin kulturor. Artistët Hasa-Mazzotta, Andrra , Oborri dhe Linda Rukaj do të performojnë live nga Kisha e Thethit. Një repertor i pafundmë, ritmesh, notash dhe vokalesh që mund të përthyejnë çfarëdolloj barriere kulturore. Sfondi i duhur për të shijuar panoramën mahnitëse të Thethit.

Ashtu si në edicionin e kaluar, edhe këtë vit Zâ Fest shpluhuros nga pesha e harresës pjesë të thesarit gojor të maleve shqiptare, trashgimi e të parëve tanë. Regjisorja dhe aktorja Ema Andrea do të na rrëfejë dhe do të performojë disa nga legjendat më të bukura të zonës.

Por, këtë vit përgatituni për një festival gjithëpërfshirës, i cili kombinon muzikën më të mirë live me artet figurative, shijet tradicionale dhe aktivitetet sportive në natyrën e bukur të Thethit.

Shihemi në #Theth, më 20 - 21-22 korrik, për ZA Fest! /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 17 July 2018 16:36

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Ndërron jetë në spital 38-vjeçari, që u godit me thikë nga babai i së dashurës

Aktualitet

Ndërron jetë në spital 38-vjeçari, që u godit me thikë nga babai i së dashurës

Ndërron jetë në spitalin e Traumës, 38-vjeçari Olsi Lelo. Ai u plagos mëngjesin e djeshëm me thikë nga babai i së dashurës së tij, te Unaza e Re në zonën e...

I zhdukuri që po kërkohej nga policia kthehet papritur në shtëpi

Aktualitet

I zhdukuri që po kërkohej nga policia kthehet papritur në shtëpi

Javën e kaluar një i ri 24-vjeçar nga fshati Trepçë i Mitrovicës, kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer. Familjarët e kishin raportuar të zhdukur në polici ndërsa më...

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Politikë

Nuk e pranoi si të dashurin e vajzës dhe e goditi me thikë, vdes 38-vjeçari

Shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës pasi u plagos dje në zonën e Unazës së Re. Gjatë ditës së djeshme Rezmi Caushaj plagosi me thikë...