“Metrofest”, edicioni i dytë që promovon dramën shqipe

E Enjte, 16 August 2018 12:57

Veprat që pritet të jenë në skenën e festivalit dhe janë premierë janë komedi dhe drama shqiptare, me autorë Ernest Koliqi, Krist Berisha, Lazer Lumezi, Kristo Floqi

Festivali “Metrofest” do të vijë në edicionin e dytë në sezonin e ri artistik në vjeshtë  në Teatrin e Metropolit. Pas edicionit të parë, që u zhvillua në këtë teatër tashmë ka nisur puna dhe për edicionin e dytë, që sjell në skenë përgjatë ditëve të festivalit të teatrit jo vetëm vepra shqiptare premierë, por dhe aktivitete të tjera. Festivali teatror “Metrofest”, një vit më parë angazhoi regjisorë dhe aktorë të vjetër dhe të rinj, por dhe këtë vit vijon angazhimi me të tjerë artistë të teatrit. Pranë këtij institucioni bëjnë me dije se puna për festivalin teatror ka kohë që ka nisur për të qenë gati gjithçka në vjeshtë kur të startojnë dhe veprat teatrore premiera shqiptare në skenën e Metropolit. “Pas edicionit të parë ky do jetë një festival, ku do të shtrihet përgjatë një jave në ambientet e Teatrit Metropol, ku veç shfaqjeve të vëna për herë të parë në skenë e të nxjerra nga arkivi do të ndërthuren edhe koncerte të ndryshme”, bëjnë me dije pranë këtij institucioni. Veprat që pritet të jenë në skenën e festivalit dhe janë premierë janë komedi dhe drama shqiptare. Në edicionin e dytë të “Metrofest” në skenë do të vijë “Kryet e hudhrës”, komedi e shkruar nga Kristë Berisha, regjia nga Sonila Kapidani. Pjesë e festivalit është dhe vepra teatrore “Rrajët që lëvizin”, dramë e shkruar nga Ernest Koliqi, regjia nga Rozi Kostani. Në “Metrofest” do të jenë premiera në skenën teatrore edhe vepra “Makaronat e shejtanit”, një komedi e shkruar nga Lazer Lumezi, regjia nga Rexhina Mollaymeri si dhe shfaqja teatrore “E mbesa e komunarit”, komedi e shkruar nga Kristo Floqi dhe regjia nga Aldi Hysotoçi. Ashtu si dhe një vit më parë festivali nuk ka çmime për pjesëmarrësit, por me veprat që vijnë në skenë i shërben jo pak dhe promovimit të dramës shqipe, që për autorët shqiptarë pak hapësira ka në skenat e teatrove tonë. Pjesë e festivalit me shfaqjet, që po punohet gjatë këtyre ditëve për të qenë gati për në skenë janë dhe aktorë të njohur apo dhe të rinj, të cilët do të jetësojnë personazhet e veprave shqiptare.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Aktualitet

27-vjeçari del nga rruga me automjet dhe gjen vdekjen

Ky mëngjes rezultoi tragjik për një të ri, i cili humbi jetën në një aksident rrugor në fshatin Aranitas në Mallakastër. Rreth orës 08:15, 27-vjeçari me inicialet P.Z, me banim në...

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Lifestyle

Mund të duken të padëmshme, por këto zakone po na shkurtojnë jetën

Duhanpirja dhe mungesa e veprimtarisë fizike janë shkatërruese për shëndetin. Por ka edhe një sërë mënyrash të tjera sesi po e shkurtojmë jetën tonë çdo ditë. Fakti që jemi mësuar...

Tiranë, biznesmeni dhunohet pranë banesës së tij tek Komuna e Parisit

Aktualitet

Tiranë, biznesmeni dhunohet pranë banesës së tij tek Komuna e Parisit

Persona të panjohur kanë dhunuar një biznesmen pranë banesës së tij në Komunën e Parisit, në Tiranë. Ngjarja mësohet se ëstë shënuar në mesnatë dhe biznesmnei është dërguar në spital me...