Timberlake edhe shkrimtar

E Enjte, 16 August 2018 13:10

Justin Timberlake është tashmë këngëtar, aktor dhe balerin, por ylli është gati të shtojë një rol tjetër në jetën e tij, të bëhet shkrimtar. Timberlake njoftoi në mediat sociale se do të publikojë librin e tij të parë në tetor. “Kam disa lajme! Kam kohë që punoj dhe jam i lumtur t’ju tregoj librin tim të parë “-shkruan këngëtari. Në website-n e librit thuhet se ai do t’u japë lexuesve mundësinë për të parë procesin krijues të Timberlake përmes një koleksioni të imazheve nga arkivat e tij personale, duke filluar nga fëmijëria e tij në Tenesi deri në ditët e sotme. Botuesi Harper Collins shton se libri do të flasë për shumë aspekte të fëmijërisë së tij, përfshirë dashurinë e hershme të Timberlake për muzikën dhe frymëzimin pas shumë këngëve dhe albumeve të tij të goditura, si dhe procesin e shkrimit të këngëtarit dhe marrëdhëniet e tij personale me djalin dhe familjen.

37 vjeçari u bë i famshëm për herë të parë si një anëtar i “Mickey Mouse Club” dhe më pas si vokalist i grupit “ENSYNC”. Ai këndoi me grupin nga viti 1995 deri në vitin 2002, para se të dilte solo dhe të publikonte pesë album. Më pas fituesi 10 herë i çmimit Grammy u martua me aktoren Jessica Biel më 2012. Ata mirëpritën në jetë djalin Silas në vitin 2015.1977 – Në Memphis (Tennessee) në moshën 42-vjeçare vdiq muzikanti amerikan Elvis Aron Presley, “Mbreti i rokut”, shumë popullor në pesëdhjetat dhe vitet gjashtëdhjetë të shekullit të 20-të. Ai ka shitur mbi 150 milion regjistrime dhe ka luajtur në njëzetë filma.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...