Festë muzikore në famullinë “Dajç-Bregu i Bunës”

Hënë, 20 August 2018 16:12

Gushti njihet ndryshe si muaji i emigrantëve, pasi të gjithë presin pushimet për të ardhur në vendlindje, e për t’u takuar me familjarët dhe miqtë e tyre.  E këtij momenti ka vendosur t’i kushtojë një mbrëmje të veçantë famullia e “Dajç-Bregu i Bunës”, duke organizuar festën e emigranteve. Dajçi është një nga zonat ku kanë emigruar 80% e banorëve ndaj dhe famullia i kujton ata me një festë që organizohet pikërisht në gusht, muajin e rikthimit në tokën amë.

Një gjetje për një zonë që në masë ka emigruar, prandaj famullitari dom Gjovalin Simoni tregon se vendosi ta bëjë këtë festë, gjatë momenteve që bashkëbisedonte me besimtarët e zonës, kryesisht të moshuarit.  Oborri i kishës u kthye në një mjedis takimi mes emigranteve, por edhe feste të përbashkët që u shoqërua me interpretime të grupeve artistike.

Festa ka zgjatur për disa orë, ndërsa famullia Dajç synon ta kthejë në traditë këtë organizim, për të shënuar një bashkim të të gjithë zonës, por edhe për të shprehur falenderimin për kontributin që japin emigrantët në atdhe.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!