Funerali i Aretha Franklin më 31 gusht në Detroit

Hënë, 20 August 2018 16:14

Ceremonia për funeralin e këngëtares së ndjerë, Aretha Franklin do të mbahet më 31 gusht në vendlindjen e saj në Detroit, Miçigen.  Persona të afërt me këngëtaren para vdekjes së saj, kanë konfirmuar se ceremonia do të mbahet në Tempullin, Greater Grace, në të cilin do të marrin pjesë familjarët dhe miqtë.  Franklin, 76 vjeçare vdiq nga kanceri në pankreas dhe do të varroset në varrezat Woodlawn në Detroit. Një ceremoni përkujtimi për nder të saj është mbajtur të dielën në Kishën Baptiste, New Bethel, vend në të cilin Franklin kishte nisur këndimin. Në ceremoni është përmendur kontributi i saj për të drejta civile dhe puna për komunitetin lokal.  Edhe pse vijonte të jepte performanca të magjishme edhe në të 70-at e saj, superylli kishte anuluar në disa raste disa të tilla për shkak të trajtimeve mjekësore të pazbuluara në publik. Megjithatë, ajo ka mohuar të ketë luftuar tumorin në pankreas gjatë vitit 2011, edhe pse të 3 vëllezërit apo motrat e saj kanë qenë prè e tumoreve. Franklin është cilësuar Mbretëreshë e muzikës Soul.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Aktualitet

Moti ndryshon nga java e ardhshme, temperaturat në rënie…

Moti freskohet duke filluar nga java e ardhshme. Sipas Meteoalb, gjatë fundjavës, moti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit; më të dukshme vranësirat...

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Aktualitet

Lejuan kalimin e paligjshëm të 7 shtetasve turq, ndalohen dy punonjës policie

Dy punonjës policie dhe një shtetas turk janë ndaluar nga policia për korrupsion aktiv. Të ndaluar kanë mbetur Gazmir Dega punonjës policie në Komisariatin nr 1 në Tiranë dhe një kontrollore...

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Aktualitet

Po ndodh, RENEA dhe FNSH aksion në Tiranë dhe rrethe

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda kanë goditur një grup gjobëvënësish. Aksioni po zhvillohet mbrëmjen e sotme në Tiranë dhe disa rrethe, ndërsa...