“Gomari i Babatasit”, shfaqja protestë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar

Hënë, 20 August 2018 16:18

Bëhet fjalë për veprën teatrore “Gomari i Babatasit” me regjisorin Altin Basha, me të cilin në fund të muajit shtator do të jepet në festivalin e teatrove që do të zhvillohet në Tiranë, në skenën e Teatrit Kombëtar, sepse vepra “Gomari i Babatasit” ka lidhje dhe me vetë këtë teatër, mosshembjen e tij”

Ne në teatrin “Migjeni” e kemi shumë të ngarkuar sezonin artistik që vjen, thotë drejtoresha e këtij teatri, Rita Gjeka. Ne duhet të jemi gati për premierën e parë në skenën e teatrit tonë, që titullohet “Reigen”. Një vepër që është dhe nën kujdesin e Ambasadës Austriake, që ka financuar dhe ardhjen e regjisorit austriak për shfaqjen. Ai vjen sërish me datë 27 gusht dhe premiera do të jetë me datë 14, 15 dhe 16 shtator. Por ndërkohë ne në teatrin tonë organizojmë dhe një festival ndërkombëtar xhazi. Është “Rrok Academy”, që për çdo vit zhvillon festivalin që sjell dhe artistë të huaj në Shkodër. Festivali nis më datë 29 gusht por me datë 2 shtator do të jetë dhe një shfaqje në teatër. Për këtë ne jemi të detyruar që të punojmë për ndriçimin, duhet të kemi gati dhe skenën, etj. Fillimi dhe mbarimi i festivalit do të jetë në skenën e teatrit tonë”.

Megjithë vështirësitë e m;dha dhe mungesën e fondeve, shto edhe braktisjen e Ministrisë së Kulturës, teatri “Migjeni” pati një sezon të suksesshëm 2017-2018. “Me sezonin artistik që kaloi, jam shumë e kënaqur për arsye sepse ka pasur shfaqje, thotë Gjeka. Mes tyre përmend dhe një gjigande që ishte me 60 artistë në sallë dhe nuk ka qenë e thjeshtë. Bëhet fjalë për veprën teatrore “Gomari i Babatasit” me regjisorin Altin Basha, me të cilin në fund të muajit shtator do të jemi dhe në festivalin e teatrove që do të zhvillohet në Tiranë. Me sa dimë një pjesë e festivalit do të zhvillohet te Teatri Kombëtar dhe një pjesë te “Turbina”. Ne me shfaqjen tonë kemi zgjedhur që të jemi në skenën e Teatrit Kombëtar, sepse vepra “Gomari i Babatasit” ka lidhje dhe me vetë këtë teatër, mosshembjen e tij. Protesta jonë vjen dhe nëpërmjet shfaqjes sonë”.

Modifikuar më Hënë, 20 August 2018 16:47

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...

Shpend Ahmeti kurorëzon Elitën dhe Gjikon

Show-biz

Shpend Ahmeti kurorëzon Elitën dhe Gjikon

Elita dhe Gjiko kanë bërë betimin e tyre të dashurisë. Çifti i kanë thanë PO njëri-tjetrit, ndërsa kurorëzimin e tyre e ka bërë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.  Ata tashmë kanë bërë...