Dita Botërore e Fotografisë, homazh për operatorin Ilia Tërpini

Hënë, 20 August 2018 16:53

Dje ishte Dita Botërore e Fotografisë. Në këtë ditë të shënuar kujtojmë një nga operatorët e shquar të filmit shqiptar, Ilia Tërpini, i cili e nisi rrugën drejt filmit nëpërmjet fotografisë. Ai u shua më 13 korrik, në moshën 82-vjeçare. Mjeshtri i madh e nisi me fotografinë dhe sapo kontaktoi me operatorin e parë shqiptar Mandi Koçi mori dhe ofertën për të punuar në Kinostudio si asistentoperator i saj e më pas operator ku realizoi një numër të madh filmash, ku u shqua si mjeshtër i kameras, për një punë me nivel të lartë artistik, e vler%suar me çmime, urdhra e tituj.  “Kam filluar të merrem me fotografi që në moshën 6 vjeç, ditën që më ra në dorë një aparat fotografik, relike e luftës italo–greke. Më vonë, ky aparat u bë elementi më i dashur për mua, kujtonte vite më parë operatori Tërpini . Fati deshi që shkollën e mesme ta kryeja në qytetin e Korçës, djepi i artit e kulturës. Aty munda të marr njohuritë e para për artin, fotografinë, pikturën dhe u përgatita në një nga studiot më të mira të këtij qyteti, siç ishte “Foto Velediku”. Shkollës së mesme i dedikoj edhe njohjen me mësuesin e vizatimit, Vangjel Tushi, i cili kishte mbaruar studimet në Itali e Greqi. Ai pa tek unë një shkendijë të talentit për pikturë dhe më jepte vizatim të veçantë. Këtë më kujtohet që e bëri edhe me një bashkënxënësin tim. Ishte ky mësues, i cili për mua mbetet i paharrueshëm, që më rekomandoi të ndiqja kurse në pallatin e kulturës, ku jepte mësim profesor Vangjush Miho. Për katër vjet rresht, në vitet e gjimnazit, mësova se çfarë ishin akuarieli, bojërat e vajit, si pikturohej, por në krahun e djathtë gjithnjë vazhdoja të mbaja aparatin, të cilin e ndërrova me kalimin e viteve.  Pavarësisht nga profesioni që ushtroja në arsim deri dhe drejtor shkolle, asnjehërë nuk e hoqa aparatin nga dora ...”. Pasionin për fotografinë e mbajti të ndezur mbi 75 vjet, duke fotografuar, mijera njerez, qindra ngjarje, me mijëra foto, një arkiv i rrallë që duhet ruajtur e mbrojtur, si dëshmi e një kohe, epoke dhe e një dore mjeshtri të shquar, si Ilia Terpini.

Fotografia i ka fillet tek shpikja e Dagerrotipit (Daguerreotype), një proces fotografik i zhvilluar nga Joseph Nicephore Niepce dhe Louis Daguerre në 1837, që më vonë u patentua nga qeveria franceze dhe shpikja u prezantua si “dhuratë për botën”, më 19 gusht të 1839, ndaj kjo ditë dot njihet si Dita Botërore e Fotografisë.  

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Globi

Presidenti jugkorean: Kim Jong Un dëshiron një takim të dytë me Presidentin Trump

Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald...

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Aktualitet

Nderohen viktimat e komunizmit në Mursi të Sarandës

Shoqata e të përndjekurve politikë dhe familjarë të viktimave të komunizmit nderuan të enjten dhjetra persona, që u pushkatuan dhe u dënuan në fshatin Mursi të Sarandës. Kjo zonë në kufi...

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Aktualitet

Emirates kërkon të blejë Etihad dhe të krijojë linjën ajrore më të madhe në botë

Kompania ajrore që mbart flamurin e Dubait, Emirates, po kërkon të blejë fqinjin e saj me humbje, Etihad. Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të krijohej linja ajrore...