“Seanema Film Festival”, kinematografia shqiptare përfaqësohet nga filmi “Të thyer”

Tuesday, 21 August 2018 10:08

Mbrëmjen e së enjtes nis në qytetin e Ulqinit edicioni i katërt i festivalit, që bën bashkë në konkurrim filma shqiptarë, por dhe të huaj. “Seanema Film Festival” nis të enjten me filmin artistik “Broken” (Të thyer) me skenar dhe regji nga Edmond Budina. Ky festival edhe këtë edicion sjell për publikun nga data 23 deri më 26 gusht filma nga Greqia, Spanja, Zvicra, Koreja e Jugut, Turqia, etj. Tema e festivalit për këtë edicion do të jetë identiteti. Sipas organizatorëve, programit i festivalit është dhe për afirmimin e multikulturalizmit në Mal të Zi, duke respektuar parimin e qëndrimit jo-diskriminues ndaj identitetit. “Nga filmat shqiptarë në festival do të kemi "Të thyer" nga Edmond Budina dhe "Martesa" nga Blerta Zeqiri”, tregon Llolla për festivalin. Filmi "Të Thyer" ka marrë pjesë në disa festival.  Festivali i filmit “Seanema” vazhdon traditën, më 23 gusht hapja e edicionit të katërt në Ulqin. Si në edicionin e mëparshëm, filmat konkurrojnë në dy kategori: filmi më i mirë i festivalit, si dhe filmi më i mirë me metrazh të shkurtër. Përveç filmave në kategoritë konkurruese, programi gjithashtu përmban një përzgjedhje të filmave dokumentarë mbi temën e identitetit, si dhe një program të veçantë Seanema Panorama. Risia e edicionit të katërt sipas organizatorëve është programi edukativ, i cili ofrohet falas për një numër të kufizuar të studentëve nga i gjithë Mali Zi, në bashkëpunim me Shoqatën për Arsim në fushën e kulturës audiovizive, Filmkultura. Programi rinor, paraqitur në kuadër të platformës edukative të festivalit Seanema, lançohet me qëllim që të zgjojë krijimtarinë tek të rinjtë, për nxitur kuriozitetin e tyre, si dhe mbi të gjitha për të krijuar një parakusht për qëndrim kritik ndaj përmbajtjes së mediave audiovizive. Në edicionin e katërt nuk do të mungojnë dhe panelet e hapura për diskutim, të udhëhequr nga autorë të njohur dhe ekspertë nga fusha e kulturës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Shifra marramendëse që bosi i drogës i jepte shefit të sigurisë

Globi

Shifra marramendëse që bosi i drogës i jepte shefit të sigurisë

Një dëshmitar i qeverisë në gjyqin kundër bosit meksikan të drogës “El Chapo” ka thënë se karteli i tij i ka dhënë ryshfet ish-shefit të lartë të sigurisë së Meksikës...

SKANDAL/ Publikohen pamjet e “Shëruesit” që të zgjidh hallet përmes seksit (+18)

Aktualitet

SKANDAL/ Publikohen pamjet e “Shëruesit” që të zgjidh hallet përmes seksit (+18)

Emisioni “Stop” trajtoi sonte rastin e një “shëruesi”, ose siç njihen ndryshe guru”, që pretendon se zgjidh hallet e qytetarëve. Por të gjitha këto probleme, “shëruesi” Shefqet i lidh me...

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

Aktualitet

Sherr i dhunshëm mes shqiptarëve dhe rumunëve

Të burgosurit shqiptarë dhe ata rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në burgun e Sollicciano të Firences në Itali. Mediat italiane raportojnë se u desh ndërhyrja e gardianëve për...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!