“AJO” i regjisores More Raça përfaqëson Kosovën në OSCAR

Tuesday, 21 August 2018 15:48

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, ka fituar të drejtën të konkurrojë për çmimin OSCAR, pasi është në mesin e nëntë finalistëve, në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival, që do të mbahet nga 27 shtator deri më 7 tetor 2018. Qendra Kinematografike e Kosovës bën të ditur se filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente. Ky film flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.

‘Ajo’ është prodhim i shtëpisë filmike, Arena i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. Në këtë film interpretojnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma, të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Politikë

Bardhi: Banda ‘Shullazi’ vendosi Jurgis Çyrben deputet të PS

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se pas një hetimi të nisur kryesisht në shkurt të 2016, prokuroria për Krime të Rënda vuri nën përgjim dhe vëzhgim Emiljano...

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Sport

Liga e Kombeve/ Spanja mban Kroacinë në lojë, fitore në limite për djemtë e Daliç

Kroacia ka arritur të marrë tri pikë shumë të rëndësishme përballë Spanjës, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në fazën e “PlayOff” në Ligën e Kombeve. Djemtë e Daliç kanë...

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Politikë

Banorët e Astirit: Më parë japim jetën, pastaj shtëpitë

Banorët e zonës së Astirit te Unaza e Re, në kryeqytet vijojnë protestat e tyre, kundër mos kompensimit për prishjen e banesave të tyre. Në ditën e 12 të protestës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!