Urat

Tuesday, 21 August 2018 19:14

Në shenjë homazhi për viktimat nga shembja e urës në Gjenova në Itali.

Arthur Rimbaud

Urat

Qiej gri të kristaltë. Një vizatim i çuditshëm urash, këto këtu të drejta, ato atje të kërcyera, të tjera që zbresin apo shtrembërohen në kënde mbi të parat, dhe këto figura që përtërihen në rrathë të tjerë të ndriçuar të kanalit, por të gjitha po aq të gjata e të lehta sa brigjet, të ngarkuara me kupola, ulen e mpaken. Disa prej këtyre urave janë ende të ngarkuara me shpartallina. Të tjera mbajnë direkë, sinjale, parmakë të brishtë. Disa akorde të vogla kryqëzohen e tirren, penj u ngjiten brigjeve. Dallon një xhaketë të kuqe, mbase kostume të tjera dhe instrumente muzike. A janë melodi popullore, funde koncertesh fisnikësh, mbetje himnesh publike? Uji është gri e blu, i gjerë si një gji deti. – Një rreze e bardhë, e rënë nga kupa e qiellit, zhduk nga faqja e dheut këtë komedi.

Përktheu : Anila Xhekaliu

"Lyons" Joseph Mallord William Turner 1775–1851

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Aktualitet

Qytetarët denoncojnë radhë kilometrike në doganën e Kakavijës dhe Kapshticës

Radhë të gjatë kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Një qytetare që ka dërguar pamjet pranë Ora News, thotë se ndodhet që prej orës 16:00 në...

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Globi

101 vjeçarja ngatërron Merkel me zonjën e parë franceze

Një ngjarje interesante ka ndodhur në Francë gjatë ceremonisë për të  përkujtuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Një grua 101-vjeçare ka ngatërruar kancelaren Angela Merkel me bashkëshorten...

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Aktualitet

Cërrik, aksidentohet për vdekje një 83-vjeçar

Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e së hënës pasi është goditur nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Klos të Cërrikut, ku mjeti drejtuar nga shtetasi me iniciale...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!