Z. Kryeministër, është koha për një Bibliotekë të re Kombëtare (me apo pa kullë)!

E mërkurë, 22 August 2018 10:57

Skandalet e njëpasnjëshme me Bibliotekën Kombëtare nuk e kanë shqetësuar fare as ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, as kryeministrin Rama. E para duket sikur e ka misionin e saj që të mos bëjë asgjë për instiutcionet që ka nën varësi, ndërsa i dyti shkon më lart, drejt shkatërrimit të vlerave kulturore të këtij vendi. Gjendja alarmanete e librit në Bibliotekën Kombëtare për të cilin nuk duhet ta zinte gjumi ministren Kumbaro nuk e shqetëson asapk, përkundrazi ajo po merret me haritimin e strategjisë afatgjatë, deri në 2030 apo 2050-n!! Sot e prej 20 muajsh në Bibliotekën Kombëtare nuk ka shërbim të plotë as të librave, as gazetat e arkivit. Të vetmet që funksionojnë janë dy tre salla ku studiojnë ose studentët, ose pensionistët e ndonjë që kalon kohën me gazetat e ditës ose qyfyret e regjimit të kaluar. Ka edhe nga ata që po shkruajnë kujtimet e jetës së tyre …

Zjarri që ra në shkurt 2017 dogji një pjesë të madhe librash. Me këtë rast u mbuluan edhe disa humbje, apo vjedhje ekzemplarësh të rrallë. (As sot pas 20 muajsh nuk ka një listë të saktë publike të të gjithë librave të djegur).  Nuk mjaftoi zjarri por edhe përmbytjet që erdhën nga papërgjegjshëmria e firmës “Fusha”, duke  zënë kanalet dhe rritur rrezikun e përmbytjeve nga dritaret e ulta të kateve përdhese të Bibliotekës. Askush nuk mban përgjegjësi.

Intelektualët, shoqëria civile dhe faktorë të tjerë kanë protestuar për këtë gjendje skandaloze, për të gjetur një zgjidhje sa më të mirë, përfundimtare dhe që t’u parparijë ndryshimeve dhe të jetë e bollshme edhe për 100 e më shumë vite të tjera. E vetmja zgjedhje e mirë do ishte ndërtimi i një godine të re për Biliotekën Kombëtare, qoftë pak metra më tutje,  qoftë diku tjetër, mjaftonm të ngrihet një godinë e re, me arkitekturë dhe punime moderne. Por, për fat të keq, kryeministri nuk ka motiv për ta bërë një gjë të tillë. Nuk është rastësi që një million shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër për 2017. Madje, ka shumë gjasa që I pari të jetë vetë kryeministri Rama që nuk ka lexuar asnjë libër, sepse nuk ka kohë...!! (gjysmën e kohës së lirë ia ha “piktura”, gjysmën facebook-u). Por nëse duhet një motiv për kryeministrin që të futet në punë edhe PPP-ja, fundja le ta ketë godina e re e Bibliotekës edhe një kullë se ndryshe nuk e bën dot kryeministri apo kryebashkiaku. Le të jetë kulla karremi për të pasur më vonë një ndërtesë moderne për librin shqip.

E pra që kryeministri Rama dhe Lali Eri që të japin lejen për ndërtimin e ri, duhet patjetër që projekti të parashikojë aty (të pkatën) një kullë, sepse nuk ka kuptim ndërtimi i ri pa një kullë! F.S

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 11:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Aktualitet

Të martën përgatituni për ndryshimin drastik të motit në Shqipëri

Teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës përballen me një dimër të parakohshëm, me reshjet të dendura dëbore që deri më tani ka shkaktuar të paktën 8 viktima, edhe Europa duket...

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Kuriozitete

Lamtumirë kilogram! Shkencëtarët votojnë ndryshimin

Rreth 130 vite pasi kilogrami u përcaktua nga një masë metali që është mbajtur në një kasafortë në Paris, shkencëtarët kanë votuar për ndryshim dhe një sistem të ri që...

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Librazhd – Elbasan

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Librazhd – Elbasan. Aksidenti ka ndodhur pranë lokalit të njohur me emrin “Zeneli”. Ka qenë një autobus që është përplasur me...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!