Mevlan Shanaj: Sjellje më antifilm se tani unë nuk njoh!

E mërkurë, 22 August 2018 11:52

Kinematografia shqiptare, si çdo art në Shqipëri, përballet me shumë problem, deri në kufijtë e mbijetesës. Kineastë dhe producentë të ndryshëm shprehen se janë dhe politikat e munguara nga institucionet, që ndikojnë në këtë situatë. Filmi po përballet me buxhete të vogla, qesharake, mungesa e rrjetit të kinemave, profesionalizmi i munguar, mungesa e politikave stimuluese, etj. Regjisori Mevlan Shanaj  insiston se shkatërrimi i rrjetit të kinemave në vend solli shumë pasoja për filmin. “Nëse ka një vend tjetër në botë, që ka shkatërruar rrjetin e kinemasë kështu si ne, më duhet të meditoj për t’u përgjigjur pyetjes. “Open cinema”, është një projekt, që ka lindur bashkë me filmin, që prej lindjes filmi shëtit për të shkuar te njerëzit. Në Shqipëri kishte kinema shëtitëse në zonat rurale, dhe sidomos në fshatra apo repartet ushtarake. Ky projekt që ka nisur Skënder Jaçe, një misionar i shpërndarjes së filmit sigurisht është i mirëseardhur, kur pothuaj mbi ‘97 për qind e Shqipërisë nuk ka kinema. Filmi në Shqipëri përjeton periudhën më fatkeqe për sa i përket shfaqjeve të organizuara pra të angazhuara”.  Shanaj shton se përgjegjësia për situatën që po kalon kinematografia shqiptare shkon në drejtim të institucioneve, që prej 27 vitesh janë dorëzuar. “Kuptohet që shfaqjet e filmave përmes tarifave elektronike shikueseve u kushtojnë më shumë se sa po të shkonin gati 100 herë në vit në kinema. Qëndrimi zyrtar ndaj filmit është bërë si njeriu që i dorëzohet sëmundjes fatale kancerit. Kështu prej gati 27 vjetësh janë dorëzuar institucionet kulturore, me heshtjen e zhdukjes së sallave të kinemave. Mungesa e interesimit për sallat e projeksioneve filmike tashmë nuk është një harresë, por duket si një stafetë që mekanizmat përkatëse me instrumentet e ndryshkura ja dorëzojnë njëra- tjetrës bravat e ndryshkura që nuk hapen më. Sjellje më antifilm unë nuk njoh”, përfundon regjisori Mevlan Shanaj.

Modifikuar më E mërkurë, 22 August 2018 11:55

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Kuriozitete

Rishfaqet pas 6 vitesh piktura e vjedhur e Picasso

Një pikturë që besohet të jetë “Tête d’Arlequin” nga Pablo Picasso e cila është vjedhur në 2012 nga Muzeu Kunsthal i Roterdamit është shfaqur në Rumani. Hajdutët morën shtatë piktura, me...

Papa fton në meshë të varfrit

Aktualitet

Papa fton në meshë të varfrit

Padrejtësia është rrënja e pandreqshme e varfërisë”, tha Papa Françesku në meshën që shënoi Ditën e Kishës Katolike për të Varfrit. Ati i Shenjtë ftoi për shërbesën në Bazilikën e...

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Aktualitet

‘Po vdesin njerëz’/ Bllokohen rrugët në këtë zonë të Shqipërisë

Moti i keq në Dardhë të Korçës po rrezikon jetën e banorëve  dhe të turistëve që kanë shkuar për të parë bukuritë e zonës. Edhe pse prej dy ditësh është dhënë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!