Ministria e Kulturës s'ka transparencë në punën e saj, situata është kaotike në art

E Enjte, 23 August 2018 17:06

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë Reshat Ibrahimi thotë se në shtator, me nisjen e sezonit artistik do të kërkojnë takim urgjent me ministren e Kulturës në lidhje me tre probleme, që sipas tij janë madhore.  

Situata në art dhe kulturë për kreun e SPASH Reshat Ibrahimi është kaotike. Një gjendje që sipas tij bën përgjegjëse ministren e Kulturës. Në një intervistë në media, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Artistëve Shqiptarë Reshat Ibrahimi tregon se në shtator, me nisjen e sezonit artistik do të kërkojnë takim urgjent me ministren e Kulturës në lidhje me tre probleme, që sipas tij janë madhore.  

“Më vjen keq ta pohoj, por është situatë kaotike me artin. Janë lënë përgjysmë shumë probleme, që kanë lidhje me artin dhe kulturën. Në këtë pikë ne si Sindikatë e Pavarur e Artistëve Shqiptarë (SPASH) do të kërkojmë që brenda muajit shtator duhet të bëjmë një takim me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro në lidhej me tre probleme madhore. E para, kemi kërkuar statusin e artistit që është kryesorja për ne, të bëhet një ligj i ri mbi artin dhe e treta kërkesa jonë prej kohësh ristrukturim të godinës së Teatrit Kombëtar, ashtu si po veprohet me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Këto janë tre probleme imediate dhe prej kohësh kërkohen nga SPASH. Meqë tani nis sezoni artistik duhet patjetër, që këto probleme në mënyrë urgjente t’i trajtojmë me ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Statusi i artistit ka shumë probleme nga fusha juridike, profesionale dhe artistike, ku ai ka kthyer përgjigje që së shpejti do të fillojmë nga puna. Por fillim nga puna do të thotë të ulen palët në tryezë, të ulen grupet e punës me ministren dhe të diskutohet. Në këtë pikë ne kemi të drejtë t’ia kërkojmë këtë sekretarit të përgjithshëm dhe ministres së Kulturës, që të fillojmë nga puna për statusin e artisti.

Statusi i artistit vetëm premtohet dhe asgjë nuk bëhet. Statusi i artistit është dështim i ministrave me radhë të Kulturës në qeveritë përkatëse. Ministrat e Kulturës vetëm kanë premtuar dhe nuk e kanë realizuar. Nuk ka aq problematikë statusi por nuk duan. Fatura është shumë e vogël për shtetin shqiptar nga artistët, që përfitojnë me statusin. Por është thjesht vullneti dhe dëshira e këmbëngulja e ministrave të qeverive përkatës për ti dhënë artistëve atë që ata kanë kohë që e kërkojnë. Artistët duhet të kenë statusin e tyre, pa status janë të pambrojtur.

 Nga ana tjetër, teatrot në rrethe janë mes shumë problemeve. E kam pohuar dhe më parë, janë drejt shkrirjes, me teatrot dhe estradat ne kemi pasur një trashëgimi shumë të pasur, dhe ata profesionistë të estradës kanë lënë një trashëgimi të shkëlqyer. Nëse nuk ndërmerren hapa ligjorë për të ndryshuar këtë situatë do të shkojnë drejt shkrirjes trupat, sepse e tregoi koha që bashkitë nuk munden dot t’i administrojnë, nuk kanë fonde. Fakti është që teatrot në rrethe po shkojnë drejt rrënimit. Ne si SPASH kemi kërkuar që në ligjin për artin dhe kulturën 7-8 teatro të kalojnë në varësi të Ministrisë së Kulturës. Në rast se do t’i lënë në varësi të pushtetit vendor do të vijë një ditë që do të shkrihen. Nëse janë në varësi të Ministrisë së Kulturës nga ana ligjore marrin tjetër status, dhe do të ketë të tjera kërkesa për trupat teatrore, të tjera kushte dhe projekte. Do t’u jepet tjetër mundësi regjisorëve dhe krijuesve.

Ministria e Kulturës ka mungesë transparence në punën që bën, kjo dihet dhe ka qenë shumë shqetësuese. Ministria e Kulturës në çdo nismë që merr në lidhej me artin dhe kulturën, si për akte ligjore dhe nënligjore duhet patjetër të ulet dhe të dialogojë dhe të diskutojë me Sindikatën e Artistëve. Por kjo nga Ministria e Kulturës nuk është respektuar dhe zbatuar, çdo gjë është bërë sipas tyre, përmes ekspertëve që ka ministria në drejtoritë e saj pa pyetur sindikatën”.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Lifestyle

Kujdes! Këto shprehje do ju çojnë drejt ndarjes

Fjalët që u themi të dashurve tanë gjatë një argumenti të nxehtë ose ne një moment kur ndjehemi të lodhur mund të jenë të rrezikshme, aq sa mund ta bëjnë...

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Politikë

Kur e merr popullin për dele, më e mira në azil mund të përfundosh

Nga Naim Hasani Le te mësojnë sot me shume se kurrë drejtuesit e qeverise shqiptare dhe Kryerilindesi Edi Rama se as azili nuk i shpëton ata që abuzojnë dhe nënvlerësojnë, shajnë...

Tv maqedonase: Gruevski është akoma në Shqipëri, ja ku fshihet

Bota Shqiptare

Tv maqedonase: Gruevski është akoma në Shqipëri, ja ku fshihet

Vazhdon misteri i vendodhjes së ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski. Ndërkohë që autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar mesditën e datës 11 nëntor, një ndër televizionet më...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!